
Platformat e Meta, Facebook, Instagram dhe Messenger, kanë shfaqur probleme funksionimi, duke prekur përdorues në disa vende të botës.
Që prej mesditës së sotme, shumë përdorues kanë raportuar se nuk arrijnë të hyjnë në llogaritë e tyre ose hasin vështirësi gjatë përdorimit të shërbimeve, veçanërisht në aplikacionin Messenger, ku janë evidentuar probleme me dërgimin dhe marrjen e mesazheve.
Sipas faqes së monitorimit "DownDetector", numri i raportimeve për keqfunksionime është rritur ndjeshëm, me ankesa që vijnë nga vende të ndryshme, përfshirë edhe Greqinë.
Deri në këto momente, kompania Meta nuk ka dhënë një shpjegim zyrtar për shkakun e problemeve dhe as nuk ka bërë të ditur se kur pritet rikthimi i plotë i shërbimeve.
Ndërkohë, përdoruesit vijojnë të raportojnë ndërprerje të pjesshme dhe vështirësi në përdorimin e disa prej funksioneve kryesore të Facebook, Instagram dhe Messenger.
Lini një Përgjigje