TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia24 Dhjetor 2024, 11:42

Tenderi/ Tërmeti i Tepelenës e bën “tërmet”: qese me miell, fasule, makarona e oriz për familjet e varfëra

Shkruar nga Pamfleti
Tenderi/ Tërmeti i Tepelenës e bën “tërmet”:
Termet Peçi /

Informacione nga brenda Bashkisë së Tepelenës, thonë se kryetari publicitar Tërmet Peçi, ka marrë miratim nga “komandanti” i tij Edi Rama, që të dhurojë pako ushqimore dhe në muajin shkurt, mars e maj para zgjedhjeve të vitit 2025...

Që tani, Kryetari “publicitar” i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, ka nisur fushatën e mbledhjes së votave për në zgjedhjet e vitit 2025, veçse jo me bonuse financiare si “komandanti” i  tij Edi Rama, por me joshje ushqimore.

Në prag të festave të fund-vitit, Tërmeti i Tepelenës, ka vendosur të bëjë një “tërmet” lëmoshe për familjet e varfëra, duke dhuruar pako ushqimore, që do t’i blejë me fondet e Bashkisë dhe do t’i shpërndajë 3 ditë para natës së Vitit të Ri.

Sipas njoftimit që ka bërë Bashkia e Tepelenës në Buletinin e Prokurimeve Publike, kryetari Tërmet Peçi, ka njoftuar tenderin e datës 16 dhjetor 2024, për t’u dhuruar pako me ushqime, 220 familjeve të varfëra me shumë pjestarë, d.m.th me shumë vota në qytet, zona e në emigracion.

Në pakot ushqimore elektorale, Termet Peçi ka vendosur: 2 kilogram miell, 2 kilogram sheqer, 2 kilogram oriz, 2 kliogram makarona, 3 kliogram fasule, 1 kilogram niseshte, 2 kilogram thierza, 2 kilogram bizele, 2 litër vaj dhe 2 bidona lëngje.

Tenderi/ Tërmeti i Tepelenës e bën “tërmet”:

Në total, do jenë 20 kilogram ushqime, me të cilat, krye-bashkiaku “publicitar” Tërmet Peçi i Bablokut, do vazhdojë traditën e PS, për blerje votash.

Në njoftimin e tenderit, thuhet se një specifikim i vendosur nga kryetar Tërmeti, për firmën fituese e furnizuese me miell, oriz, sheqer, makarona, vaj, fasule, niseshte, thierza e lëngje, do jetë ky: - “Në pakot ushqimore të shkruhet: “Bashkia Tepelenë, ju uron Gëzuar Festat”!

Informacione brenda Bashkisë së Tepelenës, kanë thënë se kryetari Tërmet Peçi, ka marrë miratim nga “komandanti” Edi Rama, që të dhurojë pako të tilla ushqimore dhe në muajin shkurt, mars e maj para zgjedhjeve të vitit 2025, si joshje për vota./Pamfleti

 

termet peçi tepelena familje të varfëra

Lini një Përgjigje