TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia23 Dhjetor 2024, 14:16

Arlinda Marku që pastroi 11 milionë Euro; lidhje biznesi me Klajdi Merkajn e bandës “Çopja”

Shkruar nga Pamfleti

Arlinda Marku që pastroi 11 milionë Euro; lidhje biznesi me Klajdi

Arlinda Marku e Darin Gëzdari u arrestuan më 20 dhjetor 2024 për pastrim të parave të krimit, ndërsa Klajdi Merkaj u arrestuan më 17 tetor 2024, si pjesë e bandës “Çopja” të Elbasanit, në rolin e transferuesit dhe pastruesit të miliona Eurove që siguronin dy vëllezërit Hajdar e Franc Çopja nga trafiku ndërkombëtar i drogës…

Më 20 dhjetor 2024, u arrestuan Arlinda Marku e Darin Gëzdari, u arrestuan me akuzën, se kanë transferuar 11 milionë Euro nga kompanitë guaskë të parajsave fiskale në Qipro, Giblartar, Maltë e vende të tjera, ndërsa më pas i transferonin në Kanada, nëpërmjet kompanive të tyre fantazma.

Por dokumentet zyrtare që disponon “Pamfleti”, vërtetojnë se e prangosura Arlinda Marku nga Shëngjini, ka patur dhe ka lidhje në biznese e transaksione aksionesh të kompanive fantazma, me ndërtuesin “lavatriçe” të milionave të drogës, Klajdi Fatmir Merkaj nga Berati.

Një prej tyre është kompania “Multi Service Group Sh.p.k”, krijuar nga Klajdi Merkaj në datën 27 mars 2018, me kapital 100 lekë dhe objekt import-eksport mallrash, pjesë këmbimi makinash, konfeksione, hidro-sanitare, produkte kozmetike, hoteleri, bar-kafe, restorante etj.

Në vitet 2018-2019, deklaroi xhiro 15 e18 milionë lekë dhe fitim 5 e 6 milionë lekë, ndërsa në datën 1 janar 2020, i shiti 50% të aksioneve Arlinda Markut në vlerën 50 (pesëdhjetë lekë).

Arlinda Marku që pastroi 11 milionë Euro; lidhje biznesi me Klajdi

Në datën 7 gusht 2020, Klajdi Merkaj i shiti Arlinda Markut dhe pjesën tjetër 50% aksione, por këtë herë me vlerën 200 mijë Euro, megjithëse kompania kishte humbje të pritshme 3 milionë lekë dhe 30 milionë lekë detyrime në tatime.

Arlinda Marku që pastroi 11 milionë Euro; lidhje biznesi me Klajdi

Por veprimet pas shitjes së aksioneve, tregojnë se kompaninë “Multi Service Group Sh.p.k”, vazhdonte ta komandonte e përdorte Klajdi Merkaj, madje në veprimtari të përbashkëta financiare, me kompaninë fantazmë “International Business Consulting Sh.p.k” të Arlinda Markut.

Arlinda Marku që pastroi 11 milionë Euro; lidhje biznesi me Klajdi

Por dhe me ish-kompaninë “New Axis Solution Sh.p.k” të Arlinda Markut, që ia kishte shitur Darin Gëzdarit; me të cilin u arrestuan, ngaqë së bashku transferuan në Shqipëri, 11 milionë Euro të parajsave fiskale dhe prej këtej në Kanada.

Më 10 shkurt 2022, Klajdi Merkaj krijoji kompaninë e ndërtimit “Merkaj Invest Sh.p.k” dhe bashkë me kompaninë “XH&M Sh.p.k” të babait të tij, Fatmir Merkaj, iu futën biznesit të ndërtimit të kullave, pallateve e komplekseve me vila në periferi të Tiranës.

Një prej tyre është kulla me 50 kate te rruga “Teodor Keko” në Tiranë, miratuar nga Edi Rama më 2 korrik 2024; por firma ortake “XH&M Sh.p.k” që do ta ndërtojë, është trasferuar në emrin e 82-vjeçares Sofie Merkaj, nëna e Fatmir Merkajt dhe gjyshe e Klajdi Merkajt.

Nuk dihet ku do t’i gjejë miliona Euro për ndërtimin e kullës me 50 kate, gjyshja 82-vjeçare me pension 110 Euro, por më 17 tetor 2024, Klajdi Merkaj u arrestua në Romë me kërkesë të SPAK.

U arrestua si pjesë e bandës “Çopja” të Elbasanit, në rolin e transferuesit të miliona Euro nga Dubai, Anglia e Spanja, që siguronin dy vëllezërit Hajdar e Franc Çopja nga trafiku ndërkombëtar i drogës, që i pastronte në biznese ndërtimi në Tiranë, Durrës, Lalz, Himarë etj.

Sipas përgjimeve “SKY-ECC”, Klajdi Merkaj kishte planfikuar që në muajin shtator 2020 të shkonte në Dubai te vëllezërit Çopja, me të cilët kishte rënë dakord të merrte miliona për ndërtime në Tiranë, mes tyre 1 kompleks vilash në Lundër dhe ortakëri në disa kulla e resorte.

SPAK ka faktuar, se vëllezërit Çopja kanë futur 7.5 milionë Euro në Shqipëri; të cilat, nëpërmjet Klajdi Merkajt, janë investuar në ndërtimin e 1 pallati pranë QSUT, blerje apartamentesh në 4 kulla dhe 2 vila te kompleksi “Mandarine Drive” në Farkë, të cilat janë skeduar si prova./Pamfleti

arlinda marku klajdi merkaj

Lini një Përgjigje