Ai është edhe pjesë e bandës “Zamir Balliu” të kontrabandës së hekur-nikelit, makinave e trafikut të drogës, ndërsa kur Bledar Çuçi ishte Ministër Bujqësie e Ministër i Brendshëm, Eral Myftaraj deklaronte se bizneset i kishte bashkë më të, prandaj asnjë institucion ligj-zbatues nuk e preku e nuk po e prek…
Me afrimin e zgjedhjeve, kupola e pushtetit po afron personazhet e botës së krimit të përfshirë në biznese, duke urdhëruar drejtorët e kryebashkiakët, t’u japin sa më shumë fonde nëpërmjet tenderëve të sajuar, për të mbledhur miliona për vota, të mbushin xhepat e të fortëve dhe të bëjnë propagandë me gjoja investime zonale.
Këtë urdhër e ka zbatuiar dhe drejtori i Ujësjellësi i Qarkut të Elbasanit, Luan Tabaku, i emëruar nga bandat e Elbasanit, i cili ka sajuar tender, për gjoja rikonstruksionin e ujësjellësit të fshatrave Trash e Karthnek të Peqinit.

Ky tender me fond limit afro 2.4 milionë Euro pa TVSH, është zhvilluar brenda 10 ditësh me procedurë të përshpejtuar dhe i është dhënë kompanisë “AL-MEXWOOD Sh.p.k”.
Kjo është në pronësi të kontrabandistit e trafikantit Eral Myftaraj nga Gramshi, që ka biznese në Elbasan, Tiranë, Cërrik e Peqin, me të cilin, ortak faktik është ish-ministri e Zv/kryetari i Kuvendit, Bledar Çuçi.
Tenderi i është dhënë në vlerë kontrate 2.7 milionë Euro me TVSH, ose sa 99.3% e fondit limit që kishte vendosur Ujësjellësi i Qarkut të Elbasanit, por i është dhënë pa garë, duke bashkuar formalisht kompaninë “AL-MEXWOOD Sh.p.k” me dy kompanitë “2A CO Sh.p.k” e “ED KONSTRUKSION Sh.p.k” të lidhura me kupolën e PS.
Në njoftimin e datës 3 shkurt 2025, Drejtoi i Ujësjellësit- Elbasan, Luan Tabaku, thotë se gjatë garës në tenderin e ujësjellësit të fshatrave Trash e Karthnek të Peqinit, u zbatua ligji për garë të hapur e ofertë më të ulët, kur faktikisht nuk kishte garë e oferta të tjera, përveç ofertës së mikut e ortakut të Bledar Çuçit.
Provat kanë treguar, se mafiozi “i heshtur” Eral Myftaraj nga Gramshi, me fuqinë e ish-ministrit Bledar Çuçi, është futur në elitën e trafikantëve dhe të biznesmenëve, por dhe në “tepsinë” e pushtetit, duke marrë deri tani 60 milionë Euro tenderë, vetëm me 2 nga 4 kompanitë e tij, konkretisht “Meteo Sh.p.k” e “AL-MEXWOOD Sh.p.k”.
Bashkë me Bledar Çuçin, i forti Eral Myftaraj ka marrë dhe një pasuri shtetërore falas për 35 vite, konkretisht fidanishten e Cërrikut me sipërfqe 10 mijë m2, si koncesion për kultivimin, rritjen dhe tregtimin e fidanëve të çdo lloji, dhënë me vendim të kryeministrit Edi Rama, por iu dhurua dhe një fond ndihme 875 milionë lekë.
Kujtojmë, që Eral Myftaraj është dhe pjesë e bandës “Zamir Balliu” të kontrabandës së hekur-nikelit, makinave e trafikut të drogës, ndërsa kur Bledar Çuçi ishte Ministër Bujqësie e Ministër i Brendshëm, Eral Myftaraj deklaronte se bizneset i kishte bashkë më të, prandaj asnjë institucion ligj-zbatues nuk e preku e nuk po e prek./Pamfleti
Lini një Përgjigje