TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia29 Janar 2026, 11:33

Edi Rama rikthen xhambazin Gentian Këri në Ministrinë e Financave, “ustai” i pazareve të Ilir Metës në zemrën e fondeve publike

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama rikthen xhambazin Gentian Këri në Ministrinë e
Gentian Këri /

Pas Bashkisë së Tiranës, Edi Rama e emëron Sekretar të Përgjithshëm të Financave një zyrtar me pesë dosje penale, i përfshirë në PPP-në e Sterilizimit dhe në skema masive prokurimi.

Kryeministri Edi Rama ka rikthyer Gentian Kërin në kupolën e qeverisë, duke e emëruar Sekretar të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, pas një periudhe gjashtëmujore si zv/kryetar i Bashkisë së Tiranës. Këri vjen në këtë post me një histori të gjatë rolesh kyçe në prokurime dhe investime publike, nga Bashkia e Tiranës te Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Komisioni i Prokurimit Publik. Ai rezulton subjekt i disa dosjeve penale për favorizime tenderësh, shkelje në pasuritë shtetërore dhe falsifikim dokumentesh, përfshirë aferën e PPP-Sterilizimit në bashkëpunim me Ilir Beqaj. Emërimi në Ministrinë e Financave e vendos atë në një pozicion kyç mbi fondet publike, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi arsyet reale të këtij rikthimi dhe mbi standardet e përgjegjshmërisë institucionale.

Pasi e la gjashtë muaj zv/kryetar të Bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama ka rikthyer në kupolën e qeverisë xhambazin Gentian Këri, në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, duke i çuar ministrit Petrit Malaj një “mjeshtër” të guximshëm për batërdi me fondet.

Dihen kompetencat që ka Sekretari i Përgjithshëm, por Gentian Këri, duke qenë i preferuari i Edi Ramës, pritet të hyjë edhe në kompetencat e ministrit Petrit Malaj për të mbyllur “pazaret e rënda”.

Ashtu si Gentian Këri vepronte si “usta” i pazareve të Ilir Metës, kur ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Transporteve dhe Infrastrukturës, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë, zv/drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik.

Në fakt, Gentian Këri e ka nisur “zanatin” e menaxhimit të pazareve si shef tenderësh në Bashkinë e Tiranës, kur drejtohej nga Edi Rama. Për “meritat” si falsifikator dokumentesh dhe firmosës vjedhjesh, Babloku e bëri pjesë të kupolës së qeverisë, nën kontrollin e tij dhe të Ilir Metës.

Aq i harbuar ishte Gentian Këri në vjedhje, sipas pazareve që bënin Edi Rama dhe Ilir Meta, sa në qeveri e quanin “esnafi punëmbaruar i lekëve”. Prandaj, pas çdo kallëzimi penal, ai transferohej vetëm në institucione dhe ente publike ku kishte më shumë fonde dhe mundësi për të zhvatur sa më shumë.

Me pesë dosje penale për tenderët, pasuritë publike dhe aferën e PPP-Sterilizimit

– Dosje penale ende në proces ndaj Gentian Kërit është ajo për favorizime të firmave private në vlerë 2.4 miliardë lekë, vetëm në katër tenderë, kur ishte Kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik, ku të drejtat e ankimimeve për tenderët i caktonte Ilir Meta.
– Dosje penale ende në proces ndaj Gentian Kërit është ajo për batërdinë me tenderët dhe projektet e rrugëve, kur ishte zv/drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
– Dosje penale ende në proces ndaj Gentian Kërit është ajo për korrupsion me tenderët, licencat, kontratat koncesionare, lejet e transportit, projektet e investimeve dhe shkelje të rënda, kur ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës.
– Dosje penale ende në proces ndaj Gentian Kërit është ajo për korrupsion me tenderët, pasuritë shtetërore, lejet minerare, puset e naftës, kontratat koncesionare dhe projektet e investimeve, kur ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë.
– Aktualisht është në proces hetimi nga SPAK, sepse kur ishte Kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik, në bashkëpunim me Ilir Beqjen, falsifikoi dokumentet e koncesionit të Sterilizimit për të favorizuar kompaninë e paracaktuar, me vlerë financiare tetë herë më të lartë se kostoja reale.

Për këto dosje nuk dihet në çfarë faze hetimi ndodhen, apo nëse disa prej tyre janë pushuar fshehurazi.

Në vitet 2019–2025, pavarësisht se kishte pesë dosje penale, Gentian Këri ishte shef tenderësh dhe zv/drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, deri më 1 gusht 2025, kur Babloku e emëroi zv/kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Ndërsa tani, Edi Rama e ka emëruar Gentian Kërin Sekretar të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, për të vetmen “aftësi” që i njihet: di të finalizojë pazaret dhe të bëjë batërdi me fondet publike.

Nuk është e vështirë të kuptohet se për çfarë shërbimesh të tilla ky xhambaz i tenderëve, vjedhjeve dhe falsifikimit të dokumenteve zyrtare transferohet nga një institucion në tjetrin, ndërsa nuk preket as nga SPAK për aferën e PPP-Sterilizimit./Pamfleti

 

gentian keri ministria e financave ustai i pazareve

5 Komente

  1. r
    rrufeja

    Eshte parim i njohur ne shoqerite e sotme: I varferi bashkepunon me te varferin. I pasuri dihet me te pasurin.... Krimineli bashhkepunon me kriminelin; Hajduti bashkepunon me hajdutin; Kurvari me kurvarin; Xhambazi me xhambazin::::::::::: etj etj..

    1. l
      latifi

      Po mire edhe Kerin keni frike o prokuror te mbrauar qe kerkoni paga qesharake kur ne vertete nuk meritoni as ato qe merrni.

      1. T
        Tom Arbana

        Pamphilet….small,beloved shit of Greek and Albanian Democratic Party …. Stop accusing young professional people .Do your fucking job as it needed and do not lie. O shqiptare te rendomte,qe masturboheni pas genjeshtrave dhe perhapni mllef.Lerini njerezit te punojne dhe vleresoheni mbi cfare ben dhe mos beni biografira te neveritshme pas skutave ereqelbura ku njerezit ne dite e nate shurrosin birren e pire mejhaneve.Gentiani eshte djale intiligjent qe ka mbaruar me dhjeta universitetin dhe i ndershem.Ka ndihmuar qindra njerez me halle ,specifikisht naftetare etj.Ashtu si ka ndihmuar edhe xhaxhain tim naftetare te zgjdhte problemin e pensionit dikur.Po jus srrini pa heshtur mllef mbi kedo .Tipik shqiptare te vrerosur,ardhur nga Geni ballkanas i poshterimit dhe uljes se vlerave te tjetrit …sepse ai eshte me I zoti se ty .Lerini njerezit te punojne o loqet e llumit me te Shem tua r shqiptare.

        1. F
          Feti Dema

          TOM ARBANA! Sinqerisht po më dhimset ky djalë, që paska mbaruar me 10-ta dhe është katandisur me dosje në SPAK. E ka thënë Palloshi: është sistemi që i prish njerëit. Ky zotëria po shkon sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Financave për të prish ndonjë hallkë të sistemit që ka ngelur pa u kap? Në gjykimin e zyrtarëve nuk duhet të nisemi nga interesa private, se të ka bër ty një nder(xhaxhait) për pensionin. Por, të analizojmë se pse sistemi i pensioneve u katandis: duhet mik për të marë atë që të takon. Këtu fillon korrupsioni politik. Deputeta , kryetar bashkie, zyrtar të lartë, ndërhyjnë për pensione dhe pensionistët që kujtojnë se po ju bëhet ndonji nder, 'jua shpërblejnë mirëbërësve, me se? Me vota. Me pjesëmarrje në protesta, kur ka nevojë partia. Domosdo. "E kam mik filanin , më ka rregullu pensionin".

          1. T
            Tom Arbana

            O Feti! Se kam qene i zene duke shkruar …. Ke te drejte per cfare kerkon nga zyrtaret dhe ashtu duhet te jete dhe une do ta besoja se kjo gazete ka nje qellim…te bukur,te ndritur,gjithe diell,dashuri,shkelqim dhe te ardhme….por nuk e pertyp dot genjeshtren dhe insistimin per ta mbrojtur apo kerkuar false edhe kur provohet se ka qene e sajuar dhe shpifese. Me sa kujtoj ,kjo gazete ca kohe me pare”ne misionin e vet te madh per te miren”u nderroi biografite disave.Pa hyre ne shume detaje,thene asosacionisisht,kjo gazete e beri Alban Bushin,futbollistin tone ,djalin e George Bushit?????!!!!!! Nuk e ka bere Gjergji ,pa dyshim,por seshte e kendshme. Gjithesesi,cfare doja te pasqyroja eshte deshira per te hedhur ca drite te ndershme mbi Gentianin dhe: Ca njerez te punes ,te afte,intiligjent,qe ndihmojne njerez te thjeshte edhe kur seshte detyra e tyre,sepse e kuptojne qe systemi nuk eshte perfekt,duhen perkrahur. Sa per “gojedhenat”,…hej…eshte pjese e natyres njerezore…shahet Jesusi,Shekspiri…per te ardhur ne Shqiperi,Kadare,qe mesohi shqiptaret si te shkruajne bukur. Miqesisht. Tung !

            Lini një Përgjigje