Aktualitet22 Mars 2024, 16:43

Trumpët të investojnë, por jo në troje falas, 99 vite pa taksa e pa i dhënë as 1 cent Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Trumpët të investojnë, por jo në troje falas, 99 vite pa

Sipas pazarit, sipërfaqet e Sazanit dhe Zvërnecit, do bëhen pasuri e përjetshme e familjes “Trump”, që do ndërtojë resortet si gjoja të përzgjedhuar investor strategjik; por “de-facto” është lobim privat i Edi Ramës, për të garantuar vazhdimësinë e pushtetit me fuqinë e Trump, nëse ai do zgjidhet president i SHBA...

Logjikisht, projekt-investimi 1 miliardë USD i vajzës dhe dhëndrit të ish-presidentit të SHBA, Donald Trump, është një zhvillim i madh e i rëndësishëm turistik dhe ekonomik, për atë zonë bregdetare në ishullin e Sazanit e Zvërnec dhe është mirëpritur si i tillë.

Por ky projekt investimi, u negociua fshehtas e privatisht nga kryeministri Edi Rama, duke i servirur vizitat e shpeshta të çiftit Ivanka Trump e Jared Kushner dhe sekserit të tyre Richard Grenell, si gjoja vend i përzgjedhur për pushime mes plazheve të Mesdheut e fqinjëve, prej magjepsjes nga bregdeti i zhvilluar turistik bregdetar në Shqipëri nën udhëheqjen e Bablokut.

Në fakt, doli se “Tumpët” kishin ardhur në Vlorë, për të bërë biznes me projektin për resort luksoz në ishullin e Sazanit; ndërsa projekti tjetër është në zonën e Zvërnecit, me disa rezidenca ku do ndërtohen hotele, qendra tregtare, vila kazino e mjedise argëtimi.

Deri ditën që këtë projekt-biznesi e publikoi “Bloomberg”, pazarin për resortin në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec, e dinte vetëm kryeministri Edi Rama e asnjë ministër; madje as shefat e NATO-s dhe as Presidenti i Republikës, që ishullin e Sazanit e ka në juridiksion si zonë ushtarake.

Sepse vetëm Babloku e ka projektuar këtë si një pazar të fshehtë me  çiftin Ivanka Trump e Jared Kushner dhe sekserin e tyre Richard Grenell, gjë që konfirmon dhe qëllimin e vërtetë, përse Edi Rama shkonte si klient te hoteli “Trump” në Uashington.

“Pamfleti” e ka thënë që në fillim, që këto dy projekte do jenë zhvillim i madh për turizmin bregdetar të Shqipërisë, por është skandal shtetëror, që kryeministri edhe këtë herë, ka bënë pazare të fshehta e private, duke marrë vendime personale në emër të qeverisë.

Është skandal,  që kryeministri Edi Rama, ka bërë pazar, për të dhuruar dy pasuri kombëtare me vlerë miliarda Euro: Ishullin e Sazanit me sipërfaqe 5.7 kilometër katror dhe zonën bregdetare të Zvërnecit me sipërfaqe 5.1 kilometër katror, sikur ia ka lënë trashëgim babai, kur ato janë territor shtetëror.

Skandali thellohet më tej, kur mësohet se ishulli i Sazanit dhe zona e Zvërnecit, do t’i dhurohen përfundimisht çiftit Ivanka Trump e Jared Kushner për të ndërtuar resorte: por për këto bizenese, ata nuk do paguajnë asnjë taksë qendrore e lokale dhe nuk do japin asnjë qindarkë fitim në arkën e shtetit shqiptar për 99 vite.

Prandaj kryeministri e humbi kontrollin dhe e goditi gazetaren, kur u pyet se çfarë fitimi ka Shqipëria nga këto investime; sepse nuk do ketë asnjë fitim, përkundrazi, milionat e fituara do ngarkohen në helikopter e do shkojnë te familja “Trump”.

Sipas pazarit, sipërfaqet e Sazanit dhe Zvërnecit, do jenë pasuri e përjetshme e familjes “Trump”, që do ndërtojnë resortet si gjoja të përzgjedhur investitorë strategjikë; por “de-facto” është lobim i Edi Ramës, për të garantuar vazhdimësinë e pushtetit me fuqinë e Trump, nëse ai do zgjidhet president i SHBA./Pamfleti

trumpët investime kapitale shqipëria edi rama