TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia19 Prill 2023, 11:48

Vlorë/ Skema e Artan Lames, për të grabitur truallin 4817 m2 e Jetimores në Lungomare

Shkruar nga Pamfleti
Vlorë/ Skema e Artan Lames, për të grabitur truallin 4817 m2 e
Artani i Tmerrshëm dhe Jetimorja e Vlorës

Gjurmët e deri tanishme të hetimit, tregojnë se këtë truall pronë shtetërore, buzë detit, privatizuar me falsifikim nga Artan Lame, do ta përlajë oligarku Lenc Gjikuria, i cili është parë shpesh atje në prezencë kryebashkiakut Leli e shefave të Kadastrës

Burime nga grupi i hetimit në Prokurorinë e Vlorës, që po heton çështjen e grabitjes së truallit 4817 m2 dhe godinës me 2 kate nga 621 m2, ishte në proces finalizmi për t’ia dhuruar një ndërtuesi të shumëpërfolur.

Letrat zyrtare, tregojnë se skemën e grabitjes e nisi ish- kryebashkiaku Shpëtim Gjika në fund të vitit 2014, bashkë me ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Hipotokës, Ilirjan Muhon e LSI, por nuk u realizua ngaqë kryebashkiaku Gjika u arrestua pas 2 muajsh.

Hetuesit kanë konstatuar deri tani, se skema e grabitjes së truallit të Qendrës së Fëmijëve në Lungomaren e Vlorës, është rifutur në veprim nga kryebashkiaku Dritan Leli dhe drejtori i Kadastrës, Artan Lame në vitin 2019, duke përdorur edhe drejtoreshën Elida Grabova.

Ligji dhe rregullorja e Qendrës së Fëmijëve dhe Bashkisë Vlorë e vitit 2015, i detyronte këto dy institucione vartës e epror, për të bërë hipotekimin e kësaj pasurie brenda muajit dhjetor 2018.

Por ndërsa drejtoreshën e qendrës sociale, Elida Grabovën e “bindi” kryebashkiaku Dritan Leli, që të mos bënte dokumentet; Dritan Leli pranoi pazarin e Artan Lames, që trualli dhe godina buzë detit të mos hipotekoheshin, me justifikimin se kanë ish-pronarë.

Por sipas dosjes së pasurisë nr. 24/1 Seksioni “C” të muajit mars 1998 në Hipotekën e Vlorës, Shtëpia e Fëmijës-Vlorë rezulton pronare e sipërfaqes së truallit prej 4817 m2, godinës 2 katëshe me sipërfaqe 621 m2 për secilin kat dhe ndërtesës 1 katëshe të kaldajës me sipërfaqe 54 m2, ndërtuar nga shteti në vitin 1974, ndërsa toka është pasuri pa ish-pronarë.

Për të përligjur grabitjen, pasi u emërua Drejtor i Kadastrës në mars 2019, Artan Lame me një nga ish-drejtorët e Vlorës, ka futur në regjistër një fletë pasurie me datë 16.12.2002, që duket se është bërë 3 vitet e fundit me bojë, shkrim e hartografi ndryshe nga ato të viteve 2002-2015.

Në dhjetor 2019, vetëm 9 muaj pas emërimit të Artan Lames Drejtor Kadastre, për truallin 4817 m2 të qendrës së fëmijëve, komisioni i pronave që varej prej tij, i lëshoi një akt pronësie privatit, ndërsa Dritan Leli i ka lëshuar vërtetimin që truallin nuk e ka pronë Bashkia dhe nuk i intereson.   

Oficeri i Policisë Gjyqësore që po verifikon provat e KLSH, përveçse konstaton se dokumenti i ndarjes së truallit nga godina është futur pas vitit 2018, këtë e vërteton vendimi qeverisë 2020, që konfirmon se objekti dhe trualli i qendrës së fëmijëve Vlorë janë kaluar në pronësi të bashkisë.

Në zbatim të skemës së grabitjes së truallit e godinës, nuk janë rastësi këto 3 fakte:

- Kryebashkiaku Dritan Leli nuk e ka bërë qëllimisht hipotekimin e godinës dhe truallit të qendrës.

- Drejtoria e Qendrës së Fëmijëve dhe Bashkia e kanë lënë godinën të rrënohet fizikisht, ndërsa komisioni i pronave të Bashkisë Vlorë, i caktuar nga kryebashkiaku Dritan Leli, e ka vlerësuar 210 mijë lekë të vjetra godinën 2 katëshe me nga 621 m2 secili kat.

- Kryebashkiaku Dritan Leli, jo vetëm nuk ka reaguar kur drejtori i Kadastrës, Artan Lame ka shkëputur truallin 4817 m2 me letra false, por i ka dërguar edhe shkresë, sikur Bashkia ka në pronësi vetëm godinën e jo truallin 4817 m2.

Gjurmët e deritanishme të hetimit, kanë konstatuar se ndërtuesi që do ta përlajë qendrën e fëmijëve në Lungomaren e Vlorës, është Lenc Gjikuria, i cili është parë shpesh atje, në prezencë të kryebashkiakut Dritan Leli e shefave të Kadastrës./Pamfleti

artan lame jetimorja e vlorës 4817m2

Lini një Përgjigje