Prokurori i Përgjithshëm i Bullgarisë, Ivan Gershev i ka shpëtuar një shpërthimi me bombë pranë makinës së tij.Mediat e huaja raportojnë se sipas kreut të Shërbimit Kombëtar të Hetimit të Bullgarisë, Borislav Sarafov autorët vendosën një bombë në një kthesë pranë fshatit Kovaçevtsi.
Sarafov thekson se autorët e kanë shpërthyer bombën në momentin që po kalonte vetura e Geshev dhe janë vëzhguar me kujdes rrugët e prokurorit.“Bomba përmbante eksploziv të barabartë me tre kilogram TNT dhe shpërthimi krijoi një krater në diametër tre metra dhe 30-40 centimetra të thellë. Është e qartë se qëllimi i autorëve ishte të vrisnin, por për fat nuk pati të lënduar,"- tha Sarafov.
Prokurori i Përgjithshëm ka qenë objektivi i protestave të mëdha në vitin 2020 së bashku me kryeministrin e atëhershëm bullgar Bojko Borisov, me protestuesit që akuzonin prokurorin për dështimin për të sjellë para drejtësisë një elitë mafioze të korruptuar që ata pretendonin se kishte depërtuar në strukturat e pushtetit të vendit.
Lini një Përgjigje