Rusia ka akuzuar Ukrainën se ka tentuar një sulm me dron gjatë natës në Kremlin me qëllimin për të vrarë presidentin Vladimir Putin.
Kështu u shpreh ditën e sotme qeveria ruse dhe u raportua nga disa agjenci shtetërore të lajmeve. Presidenti rus Vladimir Putin nuk u dëmtua pasi ndodhet jashtë Moskës për vizita për punën.
“Mbrëmë, regjimi i Kievit tentoi të godiste rezidencën e Presidentit të Federatës Ruse në Kremlin me mjete ajrore pa pilot”, tha shërbimi presidencial. Sipas raportit, dronët janë çaktivizuar.
Nga këta dronë nuk ka pasur viktima dhe as dëme materiale. Kremlini e cilësoi incidentin si “akt terrorist të planifikuar dhe tentativë për vrasjen e presidentit rus, shkruan Aljazeera.
Kremlini paralajmëroi se Rusia rezervon të drejtën për t'u hakmarrë dhe se e konsideroi sulmin e supozuar si një sulm "terrorist".
“Kremlini i ka vlerësuar këto veprime si një akt të planifikuar terrorist dhe një atentat ndaj presidentit në prag të Ditës së Fitores, Paradës së 9 Majit”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA, duke shtuar se Putin nuk e kishte ndryshuar orarin e tij dhe po punonte si zakonisht.
Kremlini nuk paraqiti asnjë provë nga incidenti i raportuar dhe deklarata e tij përfshinte pak detaje.
Një video e paverifikuar që qarkullon në mediat sociale ruse, duke përfshirë kanalin e gazetës ushtarake të lajmeve Zvezda, tregoi tym të zbehtë që ngrihej prapa Pallatit kryesor të Kremlinit në kështjellën e rrethuar me mure pas incidentit të supozuar. Videoja u postua në orët e para të së mërkurës.
Kremlini tha se parada e Ditës së Fitores së 9 majit do të zhvillohet në Moskë pavarësisht incidentit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.
Lini një Përgjigje