TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Shkurt 2026, 08:36

Krim në familje/ 63-vjeçari vret vëllanë me thikë, shkak çelsat e makinës

Shkruar nga Pamfleti
Krim në familje/ 63-vjeçari vret vëllanë me thikë,
63-vjeçari vret vëllanë me thikë, shkak çelasat e makinës

Një sherr mes dy vëllezërve në Kretë ka degraduar me përdorimin e thikës.

67-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me thikë nga vëllai i tij 63-vjeçar pas konfliktit mes tyre.

Sipas mediave helene, dy vëllezërit gjatë ditëve të fundit, kishin jetuar bashkë në shtëpinë e prindërve dhe kanë pasur një debat të ashpër mes tyre.

63-vjeçari  e goditi vëllain e tij me thikë duke i shkaktuar plagë në qafë dhe në bark.

Goditja rezultoi fatale dhe për pasojë humbi jetën.

Sipas mediave greke pak para orës 19:40 i moshuari kontaktoi Departamentin e Policisë së Viannos, duke deklaruar se kishte pasur një debat të ashpër me vëllanë e tij brenda shtëpisë së tyre, sepse ai nuk i jepte çelësat e makinës. Kur policia mbërriti në vendngjarje, e gjeti atë jashtë shtëpisë. Në një bisedë të shkurtër me ta, ai dyshohet se pranoi se e kishte vrarë vëllanë e tij.

Autori i dyshuar u arrestua në vend dhe u dërgua në Stacionin e Policisë së Viannou, ku, sipas burimeve policore, ai rrëfeu aktin e tij dhe përshkroi me detaje atë që i parapriu dhe pasoi vrasjes, duke ia atribuar incidentin e përgjakshëm mosmarrëveshjeve kronike personale dhe familjare. Njëkohësisht, pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore, e cila do të sqarojë mekanizmin e saktë të vdekjes, ndërsa komuniteti vendas mbetet i tronditur nga tragjedia e re familjare që u shkrua me gjak.

63-vjeçari është arrestuar nga policia ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

63-vjeçari vret vëllanë me thikë

Lini një Përgjigje