Bota24 Shkurt 2024, 22:50

Krim në familje dhe në Greqi, vjehrri qëllon për vdekje dhëndrin

Shkruar nga Pamfleti
Krim në familje dhe në Greqi, vjehrri qëllon për vdekje
Sipër dhëndri, poshtë vjehrri

Një konflikt familjar ka përfunduar tragjikisht mbrëmjen e së shtunës në Agia Varvara të Greqisë, pasi vjehrri ka vrarë dhëndrin.

Para të shtënave dyshohet se ka pasur një përleshje, por ende nuk janë bërë të ditura arsyet që çuan në tragjedi. Sipas informacioneve, autori dhe viktima jetonin në të njëjtin pallat. Në katin e parë jetonte vajza me 57-vjeçarin dhe dy fëmijët e tyre, ndërsa në të dytin vjehrri me djalin, kunatin e 57-vjeçarit.

57-vjeçari me profesion mjek dyshohet se i ka kërkuar vëllait të gruas të zbresë në shtëpinë e tyre për të mbajtur njërin nga fëmijët, në mënyrë që ai vetë të shkojë diku me fëmijën e dytë.

“Zbrisni dhe mbajeni fëmijën se duhet të shkoj diku me fëmijën tjetër”, dyshohet se i ka thënë 57-vjeçari.

69-vjeçari e ka marrë vesh dhe ka pritur që të kthehej. Kur e gjeti në hyrje e qëlloi dy herë me pushkë. Pas vrasjes, djali i autorit, i cili është punonjës policie, ka njoftuar autoritetet.

Ndërsa 69-vjeçari, pas vrasjes së 57-vjeçarit, ka marrë pushkën në dorë dhe është larguar. Por ai u gjet dhe u arrestua.

Sipas informacioneve, 69-vjeçari ka pohuar në polici se vajza e tij nuk po kalonte mirë me dhëndrin. Mirëpo, djali i tij pretendon se nuk është kështu dhe se çifti ka pasur një marrëdhënie normale.