
Një aleat i udhëheqësit të ndjerë të opozitës ruse, Ivan Zhdanov tha ditën e djeshme se autoritetet ruse i kanë dhënë ultimatum nënës së tij që të heqë dorë nga një funeral publik.
Trupi i liderit opozitar rus Alexei Navalny i është kthyer nënës së tij, ka konfirmuar zëdhënësja Kira Yarmysh.
Kjo vjen pasi autoritetet rusë i thanë nënës së tij që të pranonte një varrim të fshehtë ose ndryshe ai do të varrosej në koloninë e burgut ku vdiq.
Në një postim në X, zëdhënësja e Navalnyt falënderoi të gjithë ata që kishin kërkuar kthimin e trupit të tij.
Ndërkohë, nuk dihet ende se kur do të bëhet ceremonia e varrimit.
Kujtojmë se një aleat i udhëheqësit të ndjerë të opozitës ruse, Ivan Zhdanov tha ditën e djeshme se autoritetet ruse i kanë dhënë ultimatum nënës së tij që të heqë dorë nga një funeral publik.
Ajo është ankuar pranë autoriteteve duke i akuzuar për përdhosje të trupit të Navalnyt. Edhe pse nëna e tij këmbënguli që autoritetet të lejojnë zhvillimin e një funerali dhe shërbimi përkujtimor siç e kërkon tradita, autoritetet ruse kanë refuzuar.
Gjithashtu, e veja e Navalny, Julia, akuzoi Vladimir Putinin se mbante "peng" trupin e burrit të saj të ndjerë dhe kërkoi lirimin e tij pa kushte. Ajo akuzoi sërish presidentin rus se qëndron pas vdekjes së bashkëshortit të saj.
Kremlini i ka mohuar akuzat, duke e quajtur reagimin perëndimor ndaj vdekjes "histerike".
Navalny vdiq më 16 shkurt në një burg rus brenda Rrethit Arktik.
Lini një Përgjigje