TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Shkurt 2023, 19:41

1 vit luftë/ Zelensky rrëfen gabimet dhe zhgënjimet, paralajmëron NATO-n mbi rrezikun rus

Shkruar nga Pamfleti
1 vit luftë/ Zelensky rrëfen gabimet dhe zhgënjimet,
Zelensky në konferencë shtypi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbajtur një konferencë për shtyp në kuadër të përvjetorit të parë të pushtimit rus në Ukrainë.

Lideri i Ukrainës ka pranuar pyetje prej gazetarëve dhe një e tillë ishte për momentet më të vështira që kishte gjatë luftës, teksa salla heshti derisa ai u përpoq të përgjigjej.

Unë mendoj se ishte Bucha. Momenti që ne e morëm kontrollin e Buchas. Ishte e tmerrshme. Ajo që kemi parë… djalli nuk është diku poshtë nesh – ai është mes nesh”, tha ai.

Qyteti i Buchas, në rajonin e Kievit, ishte vendi i masakrimit të civilëve ukrainas dhe robërve të luftës.

Autoritetet ukrainase thonë se trupat e 458 personave u gjetën në një varr masiv pasi trupat ruse u larguan, raporton “SkyNews".

Zelenskyy u pyet gjithashtu se ku gaboi më së shumti – dhe nëse dikush nga ekipi i tij e kishte zhgënjyer atë.

Do të doja të filloja me atë që më zhgënjyen. Të gjithë ata që u larguan më 24 shkurt… të gjithë ata që u larguan nga Kievi, të gjithë ata që po largoheshin nga qytetet dhe qytezat… të gjithë ata që duhej të luftonin për këtë vend, që duhej të kujdeseshin për sigurinë e këtij vendi”, tha ai.

Sa i takon gabimeve, ai tha se po punon fort që ta fitojë këtë luftë dhe ndoshta ka gabuar.

Unë jam duke punuar nga mëngjesi deri në orët e vona të natës, jam një person i gjallë dhe sido që të mendojnë disa, unë bëj zgjedhje. Jam i bindur që herë pas here bëjë gabime. Ajo që është e rëndësishme për mua është të mos kem gabime të mëdha… Ajo që është e rëndësishme është që nuk do të bëj asnjë gabim fatal”, shtoi presidenti ukrainas.

Ai paralajmëroi se Rusia "do të shkojë të shtetet e NATO-s nëse SHBA braktis Ukrainën". Zelenskyy hodhi poshtë gjithashtu pretendimin e ministrisë ruse të Mbrojtjes se Kievi synon të marrë kontrollin e rajonit separatist të Moldavisë, Transnistria. Ai u tha të pranishmëve se rajoni është territor i Moldavisë.

Sot bëhet 1 vit nga agresioni në Ukrainë dhe sinjalet janë se lufta do vazhdojë gjatë.

zelensky lufta rusia nato

Lini një Përgjigje