TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Maj 2023, 21:19

25 miliardë dollarë për dy muaj, lufta në Ukrainë po i kushton Kremlinit një “mal" me para

Shkruar nga Pamfleti

25 miliardë dollarë për dy muaj, lufta në Ukrainë po i

Lufta në Ukrainë i ka kushtuar Rusisë në kuptimin e parë të fjalës “një mal me para”. Sipas një raporti nga Thesari Federal i Rusisë, Kremlini ka shpenzuar 25 miliardë dollarë për mbrojtje vetëm në muajt janar dhe shkurt të këtij viti.

Kjo është një rritje prej 282% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas portalit online të thesarit rus, shpenzimet e mbrojtjes arritën në 14 miliard dollarë në janar dhe 11 miliardë dollarë në shkurt.

Plani i saj i shpenzimeve, megjithatë, parashikon një shpenzim total prej 62.3 miliardë dollarë për të gjithë vitin 2023. Sipas kësaj ajo shpenzoi pak më shumë se 40% të alokimit të planifikuar në dy muajt e parë të vitit.

Vitin e kaluar, Rusia shpenzoi 69 miliardë dollarë ose 17.1% të shpenzimeve të saj totale për mbrojtje, nga 44/5 miliardë dollarë, ose 14.4% në 2021. Shpenzimet e Moskës po shkojnë në stratosferë , ndërkohë qe ende nuk duket se lufta ka një fund të dukshëm.

rusia lufta ukrainë

Lini një Përgjigje