TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Korrik 2023, 09:57

3 skenarët se si Rusia mund ta kthejë termocentralin bërthamor në një ‘bombë të pistë’!

Shkruar nga Pamfleti

3 skenarët se si Rusia mund ta kthejë termocentralin bërthamor
Ministria e Jashtme e Ukrainës ka shpërndarë një video që përshkruan tre skenarë se si Rusia mund ta kthejë termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në një “bombë të pistë”. 

Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve e përkufizojnë bombën e pistë si “një përzierje eksplozivish, si dinamit, me pluhur radioaktiv ose fishekë. Kur dinamiti ose eksplozivët e tjerë aktivizohen, shpërthimi mbart material radioaktiv në zonën përreth”.

Rusia ka qenë nën kontrollin e centralit bërthamor që nga marsi i vitit të kaluar dhe thashethemet e fundit që kanë qarkulluar sugjerojnë se forcat e saj kanë vendosur eksplozivë në krye të dy ndërtesave të njësisë së energjisë.

Ukraina publikoi videon pas një numri ekspertësh bërthamorë që thanë se një shpërthim në central nuk përbënte asnjë rrezik real radiologjik përtej mjediseve të objektit.

 

rusia lufta ukraina

Lini një Përgjigje