TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Korrik 2026, 22:23

43 ditë revoltë, protestuesit mbyllin marshimin; nesër tjetër tubim

Shkruar nga Pamfleti

43 ditë revoltë, protestuesit mbyllin marshimin; nesër

Ka përfunduar protesta e 43-të e qytetarëve. Pas një marshimi për rreth një orë rrugëve të Tiranës, protestuesit u rikthyen sërish në bulevardin para Kryeministrisë për të mbyllur tubimin e tyre.

Me thirrjet për largimin e kastës së vjetër politike, protestuesit gumëzhinë nëpër rrugët e Kryeqytetit, teksa iu bënë thirrje bashkëqytetarëve që ti bashkohen protestës. Drejtuesit kanë bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Kujtojmë se protesta nisi si kundërshtim ndaj projektit turistik në Zvërnec, por gjatë javëve të fundit është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë dhe sistemit politik në vend. Organizatorët kanë deklaruar se do të vijojnë mobilizimin deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

 

 

protesta

Lini një Përgjigje