TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Shkurt 2026, 21:38

Afron fundi i luftës? “The Atlantic”: Ukraina gati të heqë dorë nga Donabasi

Shkruar nga Pamfleti

Afron fundi i luftës? “The Atlantic”: Ukraina gati të

Ndërsa afrohen katër vjet nga nisja e luftës në Ukrainë, Kievi po shqyrton mundësinë e një kompromisi territorial në kuadër të një marrëveshjeje paqeje me Rusinë. Sipas revistës amerikane The Atlantic, dy këshilltarë të presidentit Volodymyr Zelensky deklaruan se Ukraina mund të heqë dorë nga kontrolli i Donbasit, nëse plotësohen kushte të caktuara.

Për të legjitimuar një vendim të tillë, që cilësohet si “shumë i vështirë”, autoritetet po planifikojnë zhvillimin e një referendumi kombëtar në pranverë, paralelisht me zgjedhjet presidenciale. Edhe Financial Times ka raportuar për këtë skenar.

Çështja territoriale ka qenë pika më e ndjeshme në të gjitha raundet e deritanishme të bisedimeve. Sipas artikullit, ekipi negociator i drejtuar nga Kirill Budanov, i cili zëvendësoi Andriy Yermak në krye të Zyrës Ekzekutive Presidenciale, po tregon fleksibilitet më të madh në çështjet territoriale krahasuar me paraardhësit e tij.

“Janë vërtet krijues në kërkimin e mënyrave për ta bërë këtë të pranueshme për popullin”, citohet të ketë thënë një zyrtar i përfshirë në takimet me dyer të mbyllura. Juristët po punojnë mbi mekanizma ligjorë që do të formalizonin humbjen faktike të territoreve lindore në mënyrë që të sigurohet mbështetja e opinionit publik.

Presidenti Zelensky ka konfirmuar në një intervistë gatishmërinë për procese zgjedhore, pavarësisht gjendjes së jashtëzakonshme. Ai vlerëson se kombinimi i referendumit me zgjedhjet presidenciale do të rrisë pjesëmarrjen dhe do të forcojë legjitimitetin ndërkombëtar të vendimit. “Nuk mendoj se duhet të bëjmë një marrëveshje të keqe për hir të një referendumi”, deklaroi ai, duke theksuar se kushtet duhet të jenë të pranueshme.

Sipas The Atlantic, Zelensky shpreh publikisht mbështetje për disa propozime amerikane, por shpesh i shoqëron ato me rezerva që, në praktikë, e vështirësojnë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

 

zelenskydonbas ukraina

Lini një Përgjigje