
Agravon sherri mes Trump dhe Elon Musk. Multimilardieri ka lëshur bombën e radhës pak më aprë, duke akuzuar Presidentin amerikan Donald Trump se është i përfshirë në dosjet e Jeffrey Epstein. Sipas Musk, kjo është arsyeja pse këto dokumente nuk janë bërë publike.
Ai shkroi: “Është koha për të hedhur bombën e madhe: DonaldTrump është në dosjet e Epstein. Kjo është arsyeja e vërtetë pse ato nuk janë bërë publike. Kalofsh mirë, DJT!”
Deklarata e Musk ka ngjallur reagime të shumta dhe spekulime në opinionin publik, duke rikthyer vëmendjen te lidhjet e mundshme mes personazheve të njohur dhe Jeffrey Epstein, biznesmeni i ndjerë që u akuzua për trafik seksual.

Ky postim vjen pas një sërë përplasjesh publike mes Musk dhe Trump, të cilat kanë përfshirë kritika ndaj politikave fiskale të administratës dhe kërcënime për tërheqjen e kontratave qeveritare për kompanitë e Musk. Musk ka shprehur gjithashtu zhgënjimin e tij për mungesën e mirënjohjes nga ana e Trump për mbështetjen që i ka ofruar gjatë fushatës zgjedhore.
Ndërkohë, Presidenti Trump ka reaguar duke e quajtur Musk "të çmendur" dhe ka sugjeruar se do të ndërpresë subvencionet dhe kontratat qeveritare për kompanitë e tij. Ai ka deklaruar: “Elon po bëhet i padurueshëm, i kërkova të largohet. Mënyra më e lehtë për të kursyer miliarda dollarë në buxhet është të ndërpresim subvencionet dhe kontratat qeveritare të Elonit.”
Kjo përplasje publike mes dy figurave të njohura ka tërhequr vëmendjen e gjerë të mediave dhe publikut, duke ngritur pyetje mbi ndikimin e saj në politikën amerikane dhe marrëdhëniet mes biznesit dhe qeverisë.
Lini një Përgjigje