
Një person ka humbur jetën dhe dhjetë të tjerë mbetën të plagosur pasi një teleferik u përplas me një shtyllë të thyer në provincën jugore të Antalias të Turqisë.
Të plagosurit, mes tyre edhe dy fëmijë, u dërguan me helikopter në spital.
Guvernatori lokal njoftoi se të plagosurit janë transferuar për mjekim në spitalet e afërta dhe se 24 kabina të teleferikut kanë mbetur të varur në ajër.
Njësitë e shpëtimit emergjent evakuuan 40 persona nga shtatë kabina të teleferikut dhe përpjekjet për të evakuuar rreth 200 persona të tjerë të bllokuar në kabina të tjera po vazhdojnë.
Antalya’daki #teleferik kazasında,14 kabinden 87 kişi tahliye edildi. 10 kabinde kurtarma çalışmaları sürüyor. Son durumu @trthaber ekibi aktardı. pic.twitter.com/H2f4kRoZaK
— TRT Haber Canlı (@trthabercanli) April 13, 2024
Guvernatori tha se ekipi i kërkim shpëtimit shpresonin të përfundonin operacionet pwrpara se të errësohej.
Teleferiku transporton turistët nga plazhi Konyaalti në një restorant dhe me një lartësi 618 m. Duhen rreth nëntë minuta për të bërë ngjitjen. Ajo drejtohet nga Bashkia Metropolitane e Antalias.
Prokuria e Antalias po heton për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Lini një Përgjigje