Kryeministri Rama sapo ka mbërritur në Pallatin e Brigadave ku do të mbahet mbledhja e grupit të PS dhe qeverisë.
Pritet që Rama të mbajë një fjalim me fokus zhvillimet e fundit politike dhe protestën e opozitës.
Një ditë më parë, kreu i qeverisë publikoi një video në rrjetet sociale. Ai u shfaq duke përgatitur fjalimin që do mbajë këtë të premte. Në sfond dëgjoheshin protestuesit me thirrjet “Rama, jepe dorëheqjen”.
Kryeministri reagoi me ironi, duke thënë se ky kor e “ekzalton”.
Në një pjesë të fjalimit të publikuar paraprakisht, shkruhet se qytetarët që mbushën bulevardin dhe rrjetet sociale nuk protestuan kundër Shqipërisë që, sipas tij, është ndërtuar gjatë tre mandateve të Partisë Socialiste.
Lini një Përgjigje