
Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Itali, në segmentin midis Arezzos dhe Firences ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën 15 të tjerë. Nga të plagosurit, një është në gjendje kritik dhe po trajtohet në spitalin Careggi, katër janë në gjendje mesatare, dhe dhjetë në gjendje më të lehtë.
Sipas dëshmitarëve, aksidentin e rëndë e shkaktoi një kamion i madh (TIR), i cili u përplas me shpejtësi mbi makinat e ndaluara në trafikun e dendur dhe më pas u përplas me barrierën qendrore. Kamioni goditi një tjetër mjet të rëndë dhe një makinë që tërhiqte një rimorkio, ndërsa një autobus turistik u prek lehtësisht.
Në mesin e rrënojave u përfshi edhe një ambulancë e Misericordia del Valdarno, e cila po transportonte një pacient 75-vjeçar. Pasojat më të rënda i pësoi pikërisht kjo ambulancë: dy punonjës shëndetësorë dhe pacienti humbën jetën. Të vdekurit janë identifikuar si Gianni Trappolini (56 vjeç), Giulia Santoni (23 vjeçe) dhe pacienti Franco Lovari (75 vjeç).
Një person tjetër i përfshirë në aksident është në gjendje të rëndë në Careggi. Menjëherë pas aksidentit, qendra e emergjencës 118 e Arezzos aktivizoi procedurën për raste të mëdha emergjence, duke dërguar në vendngjarje, pranë selisë së Prada-s, dy helikopterë Pegaso, të paktën katër ambulanca dhe disa automjete mjekësore.
Një dëshmitar i cili i shpëtoi aksidentit pa lëndime tregoi se si arriti t[ frenonte në kohë për të shmangur përplasjen me kamionin.
"Unë shpëtova për 50 metra, përndryshe do të isha përfshirë edhe unë. Për fat, arrita të frenoja. Po shkoja në det me vajzën time, kur trafiku u ngadalësua në drejtim të Firences. Kamioni u përplas me një tjetër mjet të rëndë, u kthyenë korsinë tjetër dhe goditi ambulancën. Menjëherë pas përplasjes, kamioni i parë mori flakë: Ikëm me vrap nga frika e flakëve, por dy shoferë arritën të shuanin zjarrin fillestar. Që nga ora 11 jemi të bllokuar këtu. Ka shumë polici dhe mjete shpëtimi. Korsia jugore u mbyll për të lejuar uljen e helikopterëve. Deri pas orës 14:00, mbrojtja civile nuk u duk, dhe vetëm atëherë erdhën duke shpërndarë shishe me ujë të freskët", rrëfeu ai.
Lini një Përgjigje