Bota22 Mars 2023, 08:09

Akuzat ndaj ish presidentit të SHBA, fotot e rreme të “arrestimit” të Donald Trump bëhen virale

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat ndaj ish presidentit të SHBA, fotot e rreme të

Në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë fotografi të përpunuara nga Inteligjenca Artificiale që tregojnë se “si do të dukej arrestimi i Donald Trump”.

Bëhet fjalë për gazetarin Elliott Higgins të platformës kërkimore Bellingcat i cili “u argëtua” duke përdorur Inteligjencën Artificiale për të krijuar foto të rreme të një arrestimi të mundshëm të ish-presidentit, shkruan Telegrafi.

“Duke bërë fotografi të arrestimit të Trump ndërsa pres që ai të arrestohet”, shkroi ai në Twitter krahas fotove false.

Fotot e rreme tregojnë Trump duke u përpjekur të shmangë arrestimin nga policia amerikane. Madje, sipas pamjeve imagjinare, Trump konfrontohet me policinë, diku edhe duke arritur t’i shpëtojë policisë.

Ish-presidenti amerikan  pritet të akuzohet se ka paguar në 2016  yllin e pornografisë, Stormy Daniels me 130 mijë dollarë në mënyrë që ajo të mos publikonte materiale që tregonin për lidhjen mes tyre.

Autoritetet në Nju Jork, Uashington DC dhe Los Anxhelos kanë shtuar sigurinë në disa ndërtesa..

Barrikada prej çeliku  u ngritën jashtë Gjykatës Penale të Manhatanit, ku Trump mund të njihet me akuzat. Prezence e shtuar e policisë është parë edhe jashtë Kullës Trump.

Çdo anëtar i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD), përfshirë detektivët civile, janë urdhëruar të veshin uniformën e tyre  dhe janë në gatishmëri për t’u mobilizuar.

Të gjitha këto masa janë ndërmarrë pasi ishte vetë Donald Trump i cili bëri me dije se pret të arrestohet e i bëri thirrje qytetarëve të protestojnë.

Nëse Trump dënohet për shkelje të rëndë, ai mund të dënohet me katër vjet burgim, ndonëse disa ekspertë ligjorë parashikojnë se gjoba është më e mundshme, dhe se vënia e ish-presidentit mbrapa hekurave  është opsion me pak gjasa.

trump arrestim