Bota21 Mars 2023, 19:36

Në pritje të vendimit për aktakuzat, Trump mbledh avokatët dhe këshilltarët e tij në vilën private në Mar-a-Lago

Shkruar nga Pamfleti

Në pritje të vendimit për aktakuzat, Trump mbledh avokatët

Disa burime të afërta me ish-presidentin, Donald Trump thonë se ai aktualisht ka shkuar në klubin e tij privat në Mar-a-Lago dhe po takohet me ekipin e tij të avokatëve dhe këshilltarëve, teksa pret një aktakuzë të mundshme në New York City.

Disa nga këshilltarët e Trump janë shprehur optimist dhe besojnë se hetimi i Manhattan dhe aktakuza mund ta ndihmojnë atë politikisht. Fushata ka dërguar tashmë rreth një duzinë e-maile për mbledhjen e fondeve duke iu referuar aktakuzës së mundshme.

Por fakti se Trump aktualisht po përdor aktakuzën e tij të për mbledhje fondesh dhe përfitime politike, është një çështje që mund të përçajë republikanët.

Ai ka një bazë që do të vazhdojë ta mbështesë atë përballë çdo akuze penale kundër tij, por për të tjerët që miratojnë politikat e tij, do të ishte një kujtesë se mund të ketë kandidatë të tjerë në parti që nuk përballen me të njëjtat sfida ligjore.

trump aktakuza