Alarm edhe në Maqedoninë e Veriut sa i takon krimeve masive. Në Serbi brenda 48 orëve u vranë 17 persona, ndërkohë që frika është shtuar dhe në Shkup.
Një nxënëseje i është zbuluar një letër kërcënuese për shokët e saj. Ajo ka bërë një listë me emra dhe letra është gjetur nga një grua që ka vënë në lëvizja e autoritetet.
“Më datë 08.05.2023, një grua 47 vjeçare ka raportuar në SPB-Shkup se në një shkollë fillore në zonën e Qendrës, një nxënëse e shkollës ka bërë listë me kërcënime për nxënës tjerë. Është njoftuar drejtori i shkollës, Qendra për Çështje Sociale dhe prokurori, po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftoi ministra e Brendshme në Shkup
Një ditë më parë u njoftua se dhe në Maqedoninë e Veriut janë shtuar masat pas masakrave në Serbi.