TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Maj 2023, 14:38

“Kam planifikuar një masakër”/ FBI zbulon aktivitetin e të miturit në Serbi: Po përpiqej të krijonte një bombë!

Shkruar nga Pamfleti
“Kam planifikuar një masakër”/ FBI zbulon aktivitetin e

Serbia nuk po gjen qetësi. Pas masakrave të ndodhura së fundmi, mediat serbe shkruajnë se një i mitur nga Sobotica, nxënës i gjimnazit “Svetozar Markoviq” është arrestuar pas në një bisedë me psikologun e shkollës, ai ka thënë se ka planifikuar një masakër.

Bëhet me dije se nga hetimet, FBI zbuloi se i mituri po krijonte llogari të ndryshme në internet me emra vrasësish dhe gjithashtu, po mblidhte informacione për të mësuar se si të krijonte një bombë, shkruajnë mediat serbe

Sipas urdhrit të prokurorisë, i mituri është dërguar në Gjykatën e Lartë për të mitur dhe se gjithashtu akuzohet për kryerjen e veprës penale, shfaqja, marrja dhe mbajtja e pornografisë me fëmijë dhe shfrytëzimi i të miturit për pornografi.

Agjencia Beta bën me dije se ai u arrestua në fillim të muajit maj dhe gjatë kontrollit të banesës, policia nuk gjeti sende të përshtatshme për vepra penale.

masakrat ne serbi

Lini një Përgjigje