
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një deklarate për mediat në Beograd ditën e sotme, është shprehur se nuk ndihet i shqetësuar për anëtarësimin e Kosovës në NATO, pasi sipas tij Spanja dhe Hungaria do të bëjnë një rezistencës të fortë për mospranimin e saj. Gjithsesi ai shtoi se kjo çështje nuk varet nga Serbia sepse ajo nuk është anëtare e NATO-s.
“Ata mund të pranohen në NATO, por jo lehtë sepse ka vende anëtare që nuk e njohin Kosovën. Do të ketë rezistencë shumë të fortë nga Spanja, por edhe nga disa vende që e kanë njohur Kosovën, si vëllezërit dhe motrat tona nga Hungaria”, tha Vuçiç raporton Danas.
I pyetur për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Vuçiç tha se ishte ai veprim ishte një “turp i veçantë”.
“Asgjë e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori. Ata mendojnë se mund të bëjnë gjithçka, por ne do të presim momentin kur do të vendoset një ekuilibër pak më ndryshe i pushtetit për sa i përket respektimit më të madh të së drejtës publike ndërkombëtare”, tha presidenti i Serbisë.
Lini një Përgjigje