TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Gusht 2025, 15:24

“Anglia ka mbaruar”/ "Sunday Times": Shqiptarët kthehen vullnetarisht nga Britania, ja sa para marrin nga qeveria

Shkruar nga Pamfleti

“Anglia ka mbaruar”/ "Sunday Times": Shqiptarët

Gazeta “Sunday Times” i ka kushtuar një shkrim shqiptarëve të vullnetarisht kthehen dhe marrin nga qeveria angleze shumën e 1.200 stërlinave.

Gazetari Richard Assheton ka udhëtuar drejt Kukësit dhe sjell historinë e kthimit vullnetar të 32-vjeçarit, Ardit Shehu.

“Ky shqiptar, azili i të cilit u refuzua, na deklaroi me një theks të rëndë londinez: Bro, tani Anglia është e mbaruar”. Kështu nis artikulli Sunday Times.

Në artikull thuhet se kjo ndodh pasi Britania e Madhe dhe Shqipëria kanë bashkëpunuar në një skemë riatdhesimi të përshpejtuar që ka zmbrapsur fluksin e mbërritjeve me gomone që në vitin 2022 arriti në gati 13.000 persona.

Sipas "Sunday Times" të Londrës që nga marrëveshja mes Rishi Sunak dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama në vitin 2022, Britania ka deportuar mbi 13,000 shqiptarë.

Kjo është afërsisht trefishi i numrit të atyre që deportoheshin gjatë viteve 2010. Shqiptarët janë tani kombësia më e deportuar dhe mbërritjet e tyre me varka të vogla kanë rënë me 95%.

“Policia, sa herë që flasim në rrugë na ndalon. E di? Për të arrestuar shqiptarët, vetëm shqiptarët”, ka thënë një shqiptarë në një kafene në Kukës.

Ai kishte jetuar në Barking në lindje të Londrës dhe kishte punuar me para në dorë në të zezë, në kantier ndërtimi, por u deportua gjashtë muaj më parë.

Edval Zoto, i cili deri vitin e kaluar drejtonte një projekt të financuar nga Britania si pjesë e marrëveshjes për kthimet dhe përpiqej të bindte njerëzit nga Kukësi të mos emigronin drejt Britanisë, tha se: “Nuk mendoj se Rama po e përdor këtë marrëveshje për përfitim politik… përveç ruajtjes së marrëdhënieve të mira me Britaninë”.

Lini një Përgjigje