Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar për kërcënimin e ish-drejtorit të FBI, James Comey.
Trump në një postim në rrjetin social Truth Social thotë se termi “86” përdoret në zhargon kriminal me kuptimin “eliminoje” apo “vrite”.
Presidenti i SHBA pretendon se shprehja “86 47” përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj tij si president, duke sugjeruar interpretimin “vrite Presidentin Trump”.
Në postimin e tij, Trump akuzon Comey-n se është në dijeni të plotë të këtij kuptimi dhe e cilëson atë si “një nga policët më të këqij dhe të korruptuar”. Presidenti shton gjithashtu një frazë të fortë simbolike: “tetë milje larg, gjashtë këmbë nën tokë”, duke nënkuptuar një kërcënim serioz.
Trump ngre gjithashtu dyshime nëse Comey ka gënjyer ndaj FBI-së në lidhje me këtë çështje, duke deklaruar: “Mendoj se po”.
Raportimet për vetëdorëzimin e ish-drejtorit të FBI-së në polici një ditë më parë kanë shtuar tensionin rreth kësaj situate.
“‘86’ është një term i mafias që do të thotë ‘vrite atë’. Ata thonë ‘86 atë!’ ‘86 47’ do të thotë ‘vrite Presidentin Trump’. James Comey, i cili është një polic i korruptuar, një nga më të këqijtë, e di shumë mirë këtë! TETË MILJE LARG, GJASHTË KËMBË NËN TOKË! A nuk gënjeu ai edhe ndaj FBI-së për këtë??? Unë mendoj se po! Presidenti DJT”, shrkruan Trump.
Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, u dorëzua këtë javë para autoriteteve amerikane për t’u përballur me akuzat per kërcënime te dyshuara ndaj jetës së presidentit Donald Trump.
Shkak është një foto e postuar nga Comey në mediat sociale rreth një vit më parë, ku tregonte guaska deti me numrat “86 47”.
Sipas hetuesve, numri “86” nënkupton eliminimin ose largimin e dikujt.Ndërsa numri “47” i referohet Trump, i cili u bë presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara gjatë mandatit të tij të dytë.
Comey është arrestuar pasi Departamenti i Drejtësisë po e akuzon atë për kërcënime të dyshuara me vdekje kundër presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Rasti lidhet me një postim në Instagram, ku Comey kishte shpërndarë një foto të disa guaskave në plazh të radhitura në formën “86 47”.
Termi “86” në zhargon mund të nënkuptojë “heqje qafe”, dhe autoritetet pretendojnë se kombinimi i numrave mund të interpretohet si nxitje për dhunë ndaj presidentit të 47-të të SHBA Donald Trump.
Comey i ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk ishte në dijeni të kuptimit të mundshëm të numrave dhe duke e cilësuar çështjen si të motivuar politikisht. Ai nuk foli gjatë paraqitjes së tij të shkurtër në një gjykatë në Virginia, ndërsa avokati i tij tha se do të argumentohet se bëhet fjalë për një ndjekje hakmarrëse, për shkak të kritikave të tij ndaj presidentit.
Kjo është hera e dytë që Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve ngre akuza penale ndaj Comey, një kritik i hershëm i Trump.
Lini një Përgjigje