TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Prill 2026, 07:44

“4 sekonda tmerr në derën e sigurisë”/ Misteri në darkën e Shtëpisë së Bardhë, zbardhen detajet e reja nga incidentin me armë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“4 sekonda tmerr në derën e sigurisë”/ Misteri
Pamjet nga darka e Shtëpisës së Bardhë

Detaje të reja dhe jo pak tronditëse kanë dalë nga incidenti me armë që ndodhi gjatë darkës së Donald Trump me gazetarët, teksa një video e analizuar nga The Washington Post hedh dritë mbi sekondat kritike të ngjarjes.

Pamjet, të kapura nga një kamerë sigurie e vendosur mbi pikën e kontrollit jashtë sallës së Washington Hilton, zgjasin vetëm 4 sekonda, por mjaftojnë për të treguar momentin kur 31-vjeçari Cole Thomas Allen futet me vrap dhe me një pushkë në dorë drejt zonës së sigurisë.

Videoja tregon Allen duke përshkuar rreth 20 metra me shpejtësi, përpara se të zhduket nga fusha e kamerës. Pak çaste më vonë, ai përfundon i shtrirë në krye të shkallëve që të çojnë në sallën ku ndodheshin Trump, zëvendëspresidenti Vance dhe anëtarë të kabinetit.

“4 sekonda tmerr në derën e sigurisë”/ Misteri
Misteri në darkën e Shtëpisë së Bardhë

Megjithatë, ndryshe nga sa pretendojnë autoritetet, analiza e pamjeve nuk jep prova të qarta që Allen të ketë qëlluar me armë. Nuk shfaqet asnjë shkëndijë nga tyta e pushkës së tij dhe asnjë moment i qartë i të shtënave prej tij, duke ngritur pikëpyetje mbi versionin zyrtar.

Ajo që duket qartë është reagimi i menjëhershëm i një oficeri të United States Secret Service, i cili brenda dy sekondave nxjerr armën dhe hap zjarr.

Në video dallohen 4 shkëndija nga arma e oficerit, ndërsa Allen largohet nga kuadri.

Sipas dokumenteve zyrtare, agjentët dëgjuan “një të shtënë të fortë” ndërsa i dyshuari kalonte pikën e kontrollit.

Një oficer i Shërbimit Sekret u godit në gjoks, por shpëtoi falë jelekut antiplumb dhe iu përgjigj duke qëlluar “disa herë”.

Cole Thomas Allen tashmë përballet me akuza të rënda, përfshirë komplot për të vrarë presidentin dhe përdorim arme gjatë një krimi të dhunshëm. Çuditërisht, ai vetë nuk mbeti i plagosur nga incidenti.

Nga ana tjetër, Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanch deklaroi se në armën e autorit është gjetur një gëzhojë, duke lënë të kuptohet se arma mund të jetë përdorur.

Megjithatë, ai shmangu sqarimin e një detaji kyç: nga erdhi plumbi që goditi agjentin?

Në mungesë të përgjigjeve të qarta dhe me një video që nuk përputhet plotësisht me versionin zyrtar, rasti po ngre gjithnjë e më shumë dyshime mbi atë që ndodhi realisht në ato 4 sekonda që mund të kishin përfunduar në tragjedi.

 

misteri në darkën e shtëpisë së bardhë

1 Komente

  1. T
    Tony

    Neqoftese nuk eshte nje show e radhes, problemi eshte qe kalate merren vetem nga brenda. Ta kerkojne brenda shtepise se ku fle lepuri qe lejoi nje cope lango te penetroje brenda.

    Lini një Përgjigje