TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Dhjetor 2025, 19:43

Artikujt për shëndetin e presidentit të SHBA-së, Trump kërcënon mediat: Kjo është tradhti!

Shkruar nga Pamfleti

Artikujt për shëndetin e presidentit të SHBA-së, Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar mediat që vënë në dyshim shëndetin dhe energjinë e tij, duke i cilësuar ato “kryengritje dhe tradhti”.

Trump akuzoi në Truth Social veçanërisht “New York Times” dhe media të tjera se po përhapin insinuata se ai nuk ka më ritmin e dikurshëm.

“‘New York Times’ dhe të tjerët shkruajnë vazhdimisht artikuj të rremë për të më diskredituar dhe për të ulur figurën e presidentit të SHBA-së,” shkroi ai.

Trump tha se ka kryer ekzaminime të thelluara mjekësore dhe se “asnjë president nuk ka punuar më shumë se unë”.

Ai shtoi se ka “shkëlqyer” edhe në testet njohëse, teste që, sipas tij, paraardhësit e tij nuk i kanë bërë kurrë.

Reagimi i Trump erdhi pas një artikulli të “New York Times”, që raportonte se rutina e tij ditore është dukshëm më e lehtë se gjatë mandatit të parë dhe se ai duket se përgjumet gjatë eventeve publike. Trump u përgjigj me tone të ashpra duke deklaruar se “gjëja më e mirë për këtë qytet do të ishte që ‘New York Times’ të ndalonte së botuari”.

Në përfundim të deklaratës së tij, Trump theksoi: “Nëse një ditë do të ngadalësohem, do ta di vetë. Por kjo nuk po ndodh tani.

Lini një Përgjigje