TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Korrik 2023, 19:08

Avioni u rrëzua teksa po shuante zjarret, Macron shpreh ngushëllimet për vdekjen e dy pilotëve në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Avioni u rrëzua teksa po shuante zjarret, Macron shpreh ngushëllimet

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e dy anëtarëve të ekuipazhit të avionit zjarrfikës, i cili u rrëzua në Greqi.

Me anë të një postimi në Twitter, Macron shprehu solidaritetin e tij me popullin grek që po testohet nga zjarret shkatërruese.

“Një Canadair grek u rrëzua në ishullin Evia teksa po luftonte me flakët. Trishtimi jonë është me familjet e anëtarëve të ekuipazhit, kolegët e tyre dhe popullin grek. Ne mbështesim heronjtë, të cilët në Greqi, në Francë dhe kudo, luftojnë çdo verë duke rrezikuar jetën për të shuar zjarret”, shkruan presidenti Macron.

 

Lini një Përgjigje