Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi u kap duke transportuar një sasi të konsiderueshme lënde plasëse dhe municione luftarake.
Sipas të dhënave zyrtare, Petrit Çeça banues në Fushë-Krujë, u ndalua në rrugën “Kastriotët”. 52-vjeçari rezulton me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve.
Gjatë kontrollit të çantës që mbante me vete, policia gjeti dhe sekuestroi dy granata dore luftarake, dy ndezës unifikues, rreth 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e së cilës ishte e pajisur me dy fitila dhe dy kapsolla detonatore të gatshme për shpërthim, si dhe gjashtë kapsolla të tjera detonatore.
Arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Porosia”, i zhvilluar pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.
"Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Porosia”.
Gjatë operacionit, në rrugën “Kastriotët”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Petrit Çeça, 52 vjeç, banues në Fushë-Krujë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.
Gjatë kontrollit të qeses që mbante me vete, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 granata dore luftarake, 2 ndezës unifikues, 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e së cilës ishte e pajisur me 2 fitila dhe 2 kapsolla detonatore gati për shpërthim, si dhe 6 kapsolla detonatore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje