Avokati serb Cedomir Stojkoviç tha se në Serbi mediat flasin me gjuhën e presidentit Vuçiç.
Sipas tij, Vuçiçi ka në dorë mediat më kryesore në Serbi, ndaj gjuha që ai përdor është gjuha ëqë formon edhe opinionin publik, ndaj sipas tij edhe për ngjarjet e ndodhur në veri të Kosovës, shumica e qytetarëve serb, mendojnë se e vërteta është ajo që mediat e drejtuara nga presidenti i Serbisë, transmetojnë.
“Ne duhet të kuptojmë diçka që Serbia nuk ka një media të lirë, të gjithë mediat janë nën kontrollin e zotit Aleksandër Vuçiç. Media të cilat kanë shikueshmëri dhe të cilat mund t’i qasen 80-90% e njerëzve të cilat e krijojnë opinionin publik. Nuk ndodh asnjëherë që opinioni publik të krijojë mediat.
Asnjëherë! është media ajo që krijon opinionin publik. Vuçiçi gjithmonë e ka përdorur median për të krijuar opinionin publik në favor të politikave të veta. Fjalët që thotë Vuçiç, dëgjohen nga 80-90% e njerëzve, ndërsa zëra opozitar si të mirë dëgjohen shumë pak. shumica e serbëve janë nën ndikimin e mediave të Vuçiçit”,-tha avokati serb i ftuar në “Good Morning Albanians”.
Lini një Përgjigje