Lideri i opozitës, Kemal Kiliçdaroglu i ka bërë thirrje popullit turk që t'i kthejë shpinën presidentit Erdogan pak ditë para raudit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi.
Me anë të një video-mesazhi drejtuar popullit, lideri i opozitës turke ka hedhur akuza ndaj Erdogan, ku thekson se presidenti "pranon udhëzimet e Rusisë me kokën ulur". Gjithashtu ai ka shtuar se Erdogan i quan qytetarët turq si terroristë dhe anëtarë të FETO-s në varësi të interesave të tij.
Njëkohësisht, Kiliçdaroglu deklaroi se “do të luftojë deri në fund” dhe u bëri thirrje qytetarëve “të mos e dorëzojnë atdheun”.
“Nga këtu ju drejtohem të gjithëve. Këtë atdhe nuk e gjetëm rrugës. Ne nuk do ta dorëzojmë atë në logjikën që solli 10 milionë refugjatë dhe emigrantë të paligjshëm. Ne nuk do t'ia dorëzojmë atdheun tonë një të ashtuquajturi lider botëror, i cili deri vonë ishte "bashkëkryetar" i projektit "Lindja e Mesme e Madhe", ndërsa tani ai po pranon udhëzimet e Rusisë me kokën ulur dhe duart e palosur.
Ndërsa dhjetëra mijëra civilë vdiqën në tërmet, (Erdogan) nga frika urdhëroi ushtrinë të tërhiqej ndërsa njerëzit prisnin ndihmë. Ne nuk do t'ua dorëzojmë vendin atyre. Ne nuk do t'ua dorëzojmë atdheun tonë atyre që në varësi të interesave të tyre i quajnë kurdë shtetasit turq, pastaj terroristë dhe në fund anëtarë të FETO-s. Të rinjtë të ngrihen në këmbë. Shkundni dheun e të vdekurve. Kush e do vendin e tij le të shkojë në zgjedhje. Ne do të luftojmë deri në fund. Do të fitojmë patjetër. Absolutisht!", u shpreh Kiliçdaroglu.
Türkiye için #KararVer pic.twitter.com/4uqBubVCRb
— Kemal Kılıçdaroğlu (@kilicdarogluk) May 17, 2023
Lini një Përgjigje