TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Maj 2023, 17:38

Putin “burgos” zyrtarët e lartë të Kremlinit, askush nuk lejohet të japë dorëheqjen pa urdhrin e tij

Shkruar nga Pamfleti

Putin “burgos” zyrtarët e lartë të Kremlinit, askush

Zyrtarët e lartë rusë në Kremlin dhe në rajonet e pushtuara u është ndaluar të lënë postet e tyre, sipas një pretendimi nga një media e pavarur ruse.

“IStories” është një gazetë investigative online e bazuar jashtë Rusisë dhe drejtohet nga një gazetar i njohur Roman Aninn, i cili tha se burimet e tij përfshinin njohje të zyrtarëve të lartë në administratën presidenciale. Aninn i tha CNN se nuk e dinte se sa njerëz ishin përpjekur të largoheshin, por nuk ishin lejuar.

Megjithatë, unë di shembuj konkretë të atyre që u përpoqën të largoheshin. Këta janë guvernatorët, nga forcat e sigurisë dhe njerëz nga administrata presidenciale", tha ai.

Gazetari nuk pranoi të jepte emra për të mbrojtur burimet e tij, por shtoi se një ish-oficer i Shërbimit Federal të Sigurisë, i kishte rrëfyer për të paktën dy raste kur guvernatorët u përpoqën të largoheshin nga postet e tyre, por Departamenti i Politikës së Brendshme të Administratës Presidenciale i kishte ndaluar ata të jepnin dorëheqjen dhe u kishte lënë të kuptohet se do të ndiqeshin penalisht nëse e bënin.

Nuk ka asnjë mënyrë për të verifikuar pretendimet dhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i tha CNN të martën se raportet për zyrtarët e rangut të lartë që u ndalohet të japin dorëheqjen si një mashtrim. Por Aninn tha se politika nuk ishte formale dhe nuk ishte përcjellë kurrë me shkrim.

Nuk mund të ketë refuzime apo rekomandime me shkrim, sepse ndalimi është i paligjshëm. Gjithçka ndodh joformalisht. Një guvernator i rajonit dorëzon dorëheqjen, ai u thirr në Departamentin e Politikës së Brendshme, u kërcënua se nëse insiston do të ketë masa”, tha ai.

Sipas tij ndalimi ka dy qëllime, e para që mos të largohen njerëzit për shkak se administrata publike mund të bëhet e pamenaxhueshme. Qëllimi i dytë është t'u tregojmë njerëzve dhe vartësve se autoritetet janë të bashkuara, se të gjithë janë në vend dhe askush nuk do të ikë.

putin burgos zyrtarët

Lini një Përgjigje