TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Maj 2023, 12:33

Balotazhi në Turqi, rezultatet këtë raund do të dalin më herët se i pari; Erdogan më i favorizuari për fitore

Shkruar nga Pamfleti
Balotazhi në Turqi, rezultatet këtë raund do të dalin
Rexhep Tajip Erdogan dhe kundërshtari i tij kryesor Kemal Kilicdaroglu

Turqit po votojnë në balotazh për të zgjedhur një president për pesë vitet e ardhshme. Presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan dhe kundërshtari i tij kryesor Kemal Kilicdaroglu kanë votuar respektivisht në Stamboll dhe Ankara.

Ndërkohë rezultatet për balotazhin presidencial priten më herët në krahasim me raundin e parë.

Ahmet Yener, kryetar i Bordit të Lartë Zgjedhor, shpjegoi në një deklaratë televizive se numërimi zgjati më shumë më 14 maj sepse votimi përfshinte 24 parti që konkurronin për parlament dhe katër kandidatë për president.

Ndalimi i transmetimit për shpalljen e rezultateve ka të ngjarë të bëhet rreth orës 18:30 me orën lokale.

Në raundin e parë Kilicdaroglu mori 44.9 për qind kundrejt 49.5 për qind për Erdoganin, duke reflektuar mbështetje solide për presidentin aktual.

Kjo, pavarësisht një krize të thellë të kostos së jetesës dhe sondazheve që e kishin treguar Kilicdaroglu në krye.

Anketuesit më vonë vunë në dukje një rritje të papritur të mbështetjes nacionaliste në kutinë e votimit për të shpjeguar rezultatin.

erdogan kemal kilicdaroglu

Lini një Përgjigje