TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Maj 2023, 09:44

SHBA shmang falimentin, Biden arrin marrëveshje me republikanët për borxhin

Shkruar nga Pamfleti

SHBA shmang falimentin, Biden arrin marrëveshje me republikanët

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje në parim me presidentin Joe Biden për të rritur kufirin e huamarrjes së qeverisë federale amerikane.

Ndërsa votimi pritet të mbahet të mërkurën, më 31 maj, Biden dhe McCarthy zhvilluan një bisedë telefonike të shtunën rreth paktit.

Marrëveshja për borxhin, e cila është rritur në 31.4 trilion dollarë, i jep fund ngërçit politik të muajve të fundit.

Sipas raportimeve të Reuters, bëhet me dije se marrëveshja do të rrisë kufirin e borxhit (31.4 trilion dollarë, një rekord botëror) për dy vjet, ndërsa në të njëjtën kohë parashikon kufizime në shpenzimet publike, siç kërkohet nga republikanët, duke përjashtuar ato për forcat e armatosura dhe veteranët.

Koncesionet nga Biden janë një fitore për republikanët, të cilët në thelb po mbajnë “peng” administratën e Biden, duke kufizuar ndjeshëm lëvizjet në politikën fiskale. Por lind pyetja në çfarë mase është, pasi nuk janë dhënë sqarime për shpenzimet publike që do të kufizohen.

Padyshim që ky fakt shkakton problem te demokratët në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

shba faliment biden marreveshje borxh

Lini një Përgjigje