TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Qershor 2023, 13:07

BE "hap thesin" për Serbinë, i dhuron mbi 162 milionë euro, Varhelyi: Kemi plan të ri për Ballkanin Perëndimor

Shkruar nga Pamfleti
BE "hap thesin" për Serbinë, i dhuron mbi 162 milionë
Aleksandër Vuçiç dhe Oliver Varhelyi

Në Beograd sot është nënshkruar paketën e re vjetore të ndihmës së para-anëtarësimit të Bashkimit Europian për Serbinë (IPA) në vlerë 162.2 milionë euro.

Komisioneri Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, në një video-mesazh të publikuar para nënshkrimit të marrëveshjes, tha se BE-ja është investitori dhe partneri tregtar më i madh i Serbisë dhe se është e gatshme të vazhdojë të investojë në partneritet dhe bashkëpunim.

“Serbia bëri një zgjedhje strategjike për të qenë pjesë e aleancës së vendeve të forta dhe të begata. BE bëri një zgjedhje strategjike kur filloi procesin e negociatave me Serbinë. Ato negociata do të çojnë në anëtarësimin e plotë të Serbisë në BE dhe unë jam plotësisht i përkushtuar për ta realizuar atë”, tha komisioneri europin.

Zgjerimi i BE-së është në krye të agjendës së BE-së, theksoi Varheji duke shtuar se liderët e BE-së i kanë ngarkuar Komisionit Europian përshpejtimin e procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.

Varhelyi tha më tej se BE-ja tani po punon për një plan të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të përshpejtojë integrimin e tij në BE.

“Qëllimi është forcimi i konvergjencës ekonomike dhe sociale bazuar në katër shtylla përshpejtimi i integrimit të tregut të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët të BE-së përpara anëtarësimit, forcimi i integrimit ekonomik rajonal, zbatimi dhe përshpejtimi i plotë i reformave dhe rritja e fondeve të para-anëtarësimit”, u shpreh Varhelyi.

be serbi ballkani perendimor

Lini një Përgjigje