TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Prill 2023, 13:22

Berlusconi shtrohet me urgjencë në spital

Shkruar nga Pamfleti
Berlusconi shtrohet me urgjencë në spital

Ish-kryeministri italian, është shtruar sërish në spital, por kësaj here ndodhet në kujdesin intensiv në një spital të Milanos. Lajmin e konfirmoi Reuters. 

Manjati miliarder i medias dhe katër herë kryeministër doli nga spitali vetëm javën e kaluar, teksa u bë me dije se kreu një kontroll rutinë.

Sipas shtypit italian, multimilioneri po lufton me problemet e zemrës dhe mushkërive, por një burim spitalor garanton se gjendja e Berlusconit është e qëndrueshme.

Berlusconi u shtrua për herë të fundit në San Raffaele pak më shumë se një vit më parë, në janar 2022, pasi pati një infeksion urinar i shkaktoi shtrimin e tij në spital. Një infeksion që në atë rast kishte qenë i rëndë, aq sa ndaj tij u desh të aplikoheshin terapi masive.

Në shtator 2020, Berlusconi doli pozitiv për virusin Sars-CoV-2 dhe zhvilloi simptoma të Covid-19; në qershor 2016 ai u operua në zemër për të zëvendësuar valvulën e aortës, dhe në vitin 2019 ai u operua për obstruksion intestinal.

silvio berlusconi

Lini një Përgjigje