Bota 5 Prill 2023, 12:20

Britania bllokon fjalimin e komisioneres ruse në OKB: Të japin llogari në Hagë

Shkruar nga Pamfleti

Britania bllokon fjalimin e komisioneres ruse në OKB: Të japin llogari

Mbretëria e Bashkuar ka bllokuar transmetimin të  takimit  të OKB-së, në të cilin do të flasë komisionerja ruse për fëmijë Maria Lvova-Belova. Ajo akuzohet për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) për dëbimin e fëmijëve ukrainas.

“Ajo nuk duhet të këtë askes në një platformë të OKB-së për të përhapur dezinformata. Nëse Maria Lvova-Belova dëshiron të japë llogari për veprimet e saj, ajo mund ta bëjë këtë në Hagë,” shkroi misioni i Mbretërisë së Bashkuar në OKB në Twitter.

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Dimitry Polyanskiy, reagoi duke thënë se vendet perëndimore po përhapin gënjeshtra dhe lajme të rreme mbi “rrëmbimin e fëmijëve” Ukrainas nga Rusia.

“Vendet perëndimore sigurisht që do të preferonin të vazhdonin të përhapnin gënjeshtra dhe lajme të rreme mbi gjoja “rrëmbimin e fëmijëve” Ukrainas nga Rusia ”, u përgjigj në Twitter, Dmitry Polyanskiy, një përfaqësues rus në OKB.

Ai gjithashtu premtoi hakmarrje, duke thënë se Rusia që tani e tutje do të bllokojë transmetimet në internet të OKB-së për të gjitha takimet e ngjashme duke cituar “klauzolë të censurës në Mbretërinë e Bashkuar”.

Rusia mori presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 1 prill. Secili nga 15 anëtarët e Këshillit merr presidencën për një muaj, sipas një rendi të paracaktuar.

Në herën e fundit që Rusia e kishte presidencën, në shkurt të vitit 2022, ajo e filloi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Marrja e presidencës nga Rusia do të thotë që Këshilli i Sigurimit po udhëhiqet nga një vend, presidenti i të cilit ka një urdhër-arrest ndërkombëtar për krime të dyshuara lufte.

Gjykata Penale Ndërkombëtare  që nuk është institucion i OKB-së   lëshoi urdhër-arrest për Vladimir Putinin gjatë muajit mars.

 Pavarësisht ankesave të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se nuk mund ta bllokonin marrjen e presidencës të Këshillit nga Rusia, që është anëtare e përhershme e Këshillit.

 

 

okb britania rusi