Bota10 Mars 2023, 14:13

Beteja e përgjakshme për Bakhmut-in, Zelensky: Rusët po terrorizojnë edhe civilët

Shkruar nga Pamfleti

Beteja e përgjakshme për Bakhmut-in, Zelensky: Rusët po

Ushtria ukrainase është përballur me një valë të re sulmesh ruse në qytetin lindor të Bahmutit, ku beteja ka sjellë pasoja të mëdha njerëzore për të dyja palët dhe shkatërrim masiv të infrastrukturave jetike.

Stafi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura raportoi se forcat ruse kryen 102 sulme brenda dhe rreth Bakmutit, në një përpjekje për të rrethuar qytetin. Përveç kësaj, luftime të ashpra u zhvilluan edhe në pjesë të tjera të rajonit të Donjeckut, duke përfshirë qytetet Liman, Avdijivka dhe Shaktarsk.

Ushtria ukrainase tha se në Rubizhni, rajon fqinj i Luhanskut, forcat ruse se po përdornin civilët si mburojë njerëzore. Luftimet e fundit erdhën pas një vale sulmesh ruse në Ukrainë që vranë të paktën nëntë civilë dhe shkaktuan dëme në infrastrukturën e energjisë elektrike. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për terrorizmin e civilëve.

"Pushtuesit mund të terrorizojnë vetëm civilët. Kjo është gjithçka që ata mund të bëjnë. Por kjo nuk do t'i ndihmojë ata. Ata nuk do të shmangin përgjegjësinë për gjithçka që kanë bërë", ka thënë Zelensky.

Rusia vazhdimisht ka mohuar sulmet ndaj civilëve, edhe pse dëshmitë tregojnë të kundërtën. Moska deklaroi se sulmet në objektivat civile ukrainase ishin një "goditje masive" në përgjigje të një "sulmi terrorist" të organizuar nga Ukraina në rajonin Bryansk të Rusisë, që kufizohet me Ukrainën, javën e kaluar. Autoritetet e Kievit e mohojnë çdo përfshirje dhe thotë se Moska mund të jetë duke kërkuar dhe shpikur arsye për të zhvilluar sulme të reja në Ukrainë.

bakhmut ukrainë zelensky