TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Mars 2023, 11:10

“Jemi në një luftë botërore”, Papa Françesku: Konflikti në Ukrainë nuk po nxitet vetëm nga Rusia

Shkruar nga Pamfleti

“Jemi në një luftë botërore”, Papa

Papa Françesku në një intervistë me televizionin italo-zviceran “RSI”, tha se lufta në Ukrainë është nxitur nga interesat e disa “perandorive” dhe jo vetëm të Rusisë.

Papa tha se përfundimisht jemi në një luftë botërore pasi sipas tij e gjithë bota është në luftë dhe fushëbeteja është Ukraina.

Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë për të biseduar me presidentin rus, Vladimir Putin për të bërë thirrje për paqe.

Ne jemi në një luftë botërore. Ajo filloi copë-copë dhe tani askush nuk mund të thotë se nuk është në mbarë botën. Sepse fuqitë e mëdha janë të gjitha të ngatërruara. Dhe fusha e betejës është Ukraina. Të gjithë po luftojnë atje, aty ka interesa perandorake, jo vetëm të perandorisë ruse, por edhe të perandorive gjetkë”, tha ai.

Ai shpesh herë ka bërë thirrje për të gjetur gjuhën e paqes dhe për ti dhënë fund luftës. Françesku, i cili është 86 vjeç, shënon 10 vjetorin e zgjedhjes së tij më 13 mars.

 

papa françesku lufta ukrainë

Lini një Përgjigje