Bota29 Nëntor 2023, 10:14

Biden ultimatum Izraelit për luftën në Gaza: Nuk të vazhdohet më me rrugën e terrorit dhe dhunës

Shkruar nga Pamfleti
Biden ultimatum Izraelit për luftën në Gaza: Nuk të
Presidenti i SHBA, Joe Biden

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden i ka dhënë një mesazh të fortë Izraelit që ti japë fund luftës në Gaza.

Sipas BBC, Biden ka thënë se të vazhdosh rrugën e “vrasjeve dhe luftës” do të ishte t’i jepte Hamasit atë që ata duan.

Në një postim në “X”, Biden tha: “Hamasi kreu një sulm terrorist sepse ata nuk kanë frikë asgjë më shumë se izraelitët dhe palestinezët që jetojnë krah për krah në paqe.

“Të vazhdosh rrugën e terrorit, dhunës, vrasjeve dhe luftës është t’i japësh Hamasit atë që ata kërkojnë. Ne nuk mund ta bëjmë këtë.”

Zyrtarët në SHBA thonë se Izraelit i është thënë se nuk mund të zbatojë në jug të Gazës metodat e luftimit të përdorura në veri.

Izraeli është paralajmëruar se nuk duhet të shkaktojë zhvendosje masive të palestinezëve në jug dhe duhet të jetë i kujdesshëm rreth zonave humanitare.

Biden ka kundërshtuar më parë një armëpushim, duke thënë se ai nuk do të sillte paqe mes Izraelit dhe Hamasit.

“Për sa kohë që Hamasi i përmbahet ideologjisë së tij të shkatërrimit, një armëpushim nuk është paqe,” shkroi ai në një artikull të opinionit të Washington Post në fillim të këtij muaji.

Por një zyrtar i lartë nga administrata e Biden tha për Jewish Insider se reagimi i tij “nuk ishte një ndryshim në politikë”, duke shtuar se ai erdhi nga një fjalim më i gjatë që ai mbajti javën e kaluar.

“Ai donte të thoshte se ne nuk mund të humbasim shpresën për paqen, në fund të fundit, në rajon, se është ende tepër e rëndësishme që ne të vazhdojmë të hedhim bazat dhe të krijojmë kushtet për një paqe të qëndrueshme dhe që përfshin një zgjidhje për dy shtetet”, tha zyrtari.

 

joe biden izrael hamas