TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Prill 2023, 07:42

Bombat ruse mbi Kherson, media amerikane: Zelensky ndryshon planet për shkak të zbulimit të dokumenteve sekrete

Shkruar nga Pamfleti

Bombat ruse mbi Kherson, media amerikane: Zelensky ndryshon planet për

Forcat ruse në Ukrainë kanë sulmuar dy komunitete në provincën Kherson, mbrëmjen e djeshme raportoi guvernatori Oleksandr Prokudin, sipas mediave lokale.

“Luftëtarët e armikut hodhën gjithashtu tre bomba në fshatin Kizomys në komunitetin Bilozerka”, shkruan Prokudin në Telegram. Nuk raportohet për viktima civile.

Ukrainasit festuan dje të Dielën e Pashkës Ortodokse, por sërish lufta nuk ndaloi. Të paktën 7 civilë u vranë nga bombardimet gjatë fundjavës.

Presidenti Volodymyr Zelensky dënoi sulmin rus i cili, veçanërisht në Zaporizhzhia, qyteti i termocentralit bërthamor, shkaktoi vdekjen e babait dhe vajzës së tij dhjetëvjeçare, ndërsa nëna u plagos rëndë.

“Kështu Rusia izolohet edhe më shumë nga bota, nga njerëzimi”, tha lideri i Kievit në mesazhin e tij të mbrëmjes në Telegram.

"E diela e Palmave të vitit të ardhshëm kaloftë në paqe dhe liri për të gjithë popullin tonë”, tha Zelensky.

Ukraina ka ndryshuar tashmë disa nga planet e saj ushtarake për shkak të publikimit në internet të dokumenteve sekrete ushtarake amerikane. CNN raportoi duke cituar një burim të afërt me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Disa tekste theksojnë pikat e dobëta të mbrojtjes ukrainase në një moment kritik dhe delikat të luftës, atëherë kur forcat do të përgatiteshin për të nisur një kundërofensivë kundër rusëve.

rusi sulm media amerikane zelensky

Lini një Përgjigje