TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Prill 2023, 22:57

Anija me 400 emigrantë rrezikon të mbytet në ujërat greke, mes tyre fëmijë e gra shtatzëna

Shkruar nga Pamfleti

Anija me 400 emigrantë rrezikon të mbytet në ujërat greke,

Pas Italisë, një tjetër tragjedi rrezikohet në ujërat e Greqisë. Një anije me rreth 400 persona në bord në ujërat mes Greqisë dhe Maltës, rrezikon të jetë duke u përmbytur.

Organizata gjermane Sea-Water International me anë të një posimi në Twitter njoftoi se ata që ishin në bord ishin në “rrezik të menjëhershëm vdekjeje” dhe i bëri thirrje BE-së të veprojë.

Alarm Phone gjithashtu postoi shqetësimet e tij, duke thënë se kishte marrë një telefonatë nga anija, e cila u nis nga Tobruku në Libi.

Sky News bën me dije se njerëzit në bord janë në panik dhe disa kanë nevojë për kujdes mjekësor, duke përfshirë një fëmijë, një grua shtatzënë dhe dikë me aftësi të kufizuara fizike.

Thuhet se anijes i ka mbaruar karburanti dhe kuverta e poshtme e saj është plot me ujë.

Kapiteni është larguar dhe nuk ka “askush që mund të drejtojë varkën”, tha Alarm Phone.

emigrante tragedi ne greqi anija

Lini një Përgjigje