TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Maj 2023, 11:37

Borrell: Nëse Ukraina nuk mbështetet nga Perëndimi do t’i nënshtrohet Rusisë

Shkruar nga Pamfleti
Borrell: Nëse Ukraina nuk mbështetet nga Perëndimi do t’i
Josep Borrell

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka komentuar luftën në Ukrainë, ku theksoi se nëse Kievi nuk mbështetet nga Perëndimi, do të bjerë brenda pak ditësh, referuar kjo pushtimit të plotë nga Rusia.

"Ukraina do t’i nënshtrohet forcave pushtuese ruse “brenda disa ditësh” pa mbështetje ushtarake nga vendet perëndimore", tha Borrell, duke këmbëngulur se situata aktuale brenda vendit të shkatërruar nga lufta nuk është e favorshme për nisjen e bisedimeve formale të paqes.

“Për fat të keq, ky nuk është momenti për biseda diplomatike rreth paqes. Është momenti i mbështetjes ushtarake të luftës. Nëse doni paqe, shtyni Rusinë të tërhiqet. Shtyni Rusinë të ndalojë luftën. Mos më thoni të ndaloj së mbështeturi Ukrainën, sepse nëse ndaloj së mbështeturi Ukrainën, sigurisht që lufta do të përfundojë së shpejti”, shtoi më tej Borrell.

Kujtojmë se Josep Borrell ka deklaruar se Brukseli nuk e merr seriozisht nismën e Kinës për paqe në Ukrainë.
Borrell theksoi se Bashkimi Evropian beson se i vetmi plan i zbatueshëm për paqen në Ukrainë është ai i paraqitur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e Gjendjes së Bashkimit 2023 në Firence, kryediplomati i BE u shpreh se pikëpamja e BE-së është se negociatat diplomatike për arritjen e paqes në Ukrainë nuk do të kishin asnjë kuptim aktualisht. Mediat e huaja raportojnë se Borrell ka kritikuar gjithashtu Kinën për mbështetjen e Rusisë, ku theksoi se sipas Brukselit Kina ende nuk po e furnizonte Rusinë me armë.

 

perendim mbeshtetje ukraine borrell rusi

Lini një Përgjigje