TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Nëntor 2023, 10:37

Bullgaria nuk e lejoi të fluturonte mbi hapësirën e saj, avioni i Lavrov mbërrin në Shkup

Shkruar nga Pamfleti

Bullgaria nuk e lejoi të fluturonte mbi hapësirën e saj, avioni i

Bullgaria i dha leje Lavrov për të kaluar në hapësirën e saj ajrore, i cili është sanksionuar nga Perëndimi përluftën në Ukrainë, por më pas e tërhoqi lejen pasi në avion ishte edhe Zakharova

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, ka mbërritur sot në Maqedoninë e Veriut për të marrë pjesë në Konferencën Ministrore të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

“Sergei Lavrov mbërriti në Maqedoninë e Veriut për të marrë pjesë në konferencën ministrore të OSBE-së. Me gjithë intrigat e armiqve jemi në Shkup”, ka shkruar Zakharova në Telegram.

Bullgaria i dha leje Lavrov për të kaluar në hapësirën e saj ajrore, i cili është sanksionuar nga Perëndimi përluftën në Ukrainë, por më pas e tërhoqi lejen pasi në avion ishte edhe Zakharova, ndaj së cilës gjithashtu janë vendosur sanksione. Mësohet se për të mbërritur në destinacion, avioni i Lavrov ka kaluar nga Greqia.

"Marrëzia keqdashëse e Rusofobëve rezultoi që autoritetet të ndalonin për herë të parë në histori jo një avion në ajër, por një person të ishte në avion. Në komunikatën zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë thuhet: avioni mund të fluturojë mbi Bullgari, por Maria Zakharova nuk mund të jetë në të”, shtoi Zakharova.

Dje, të mërkurën, përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme ruse kishte akuzuar Perëndimin se po përpiqet të pengojë Sergei Lavrov të marrë pjesë në konferencën e OSBE-së në Shkup, të cilën Ukraina dhe vendet baltike po e bojkotojnë për shkak të pranisë së kreut të diplomacisë ruse.

Në vitin 2022, Polonia, e cila kishte organizuar konferencën e OSBE-së, e kishte ndaluar Lavrovin të hynte në territorin e saj.

sergei lavrov maqedonia veriut rusia osbe bullgaria

Lini një Përgjigje