TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Shtator 2023, 19:42

Chollet bisedë telefonike me Kurtin, në fokus vrasja e policit në Veri dhe rikthimi te dialogu

Shkruar nga Pamfleti

Chollet bisedë telefonike me Kurtin, në fokus vrasja e policit në

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, pas një bisede të zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të zbatojnë marrëveshjen e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Me anë të një postimi në platformën “X”, Cholleti ka shtuar se me kryeministrin e Kosovës kanë folur në lidhje me sulmin e së dielës në Kosovë, ku u vra zyrtari policor, Afrim Bunjaku, teksa shtoi se SHBA dënon ashpër sulmin në Veri.

Biseduam me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për sulmin e tmerrshëm të së dielës në Kosovë. Dënojmë ashpër dhunën kundër Policisë së Kosovës; shpreha ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Të dyja palët duhet të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe të zbatojnë angazhimet e Ohrit”, ka shkruar ai në platformën X.

kurti chollet

Lini një Përgjigje