TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Shtator 2023, 19:15

“Në veri po bëhet spastrim”/ Kurti rrëzon pretendimin e Vuçiçit, Policia e Kosovës u shpërndan ushqime serbëve në Banjskë

Shkruar nga Pamfleti

“Në veri po bëhet spastrim”/ Kurti rrëzon pretendimin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka rrëzuar pretendimet e Vuçiçit i cili tha se policia e Kosovës po spastron serbët në Veri.

Krahas operacionit anti-terror, ka shpërndarë më shumë se 100 pako ushqimore te banorët serbë në Banjskë. Ai i ka falenderuar ata për qetësinë, maturinë dhe besimin e tyre.

“Krahas operacionit të saj anti-terror, Policia e Kosovës ka shpërndarë më shumë se 100 pako ushqimore në Banjskë për banorët serbë të Kosovës në këtë zonë, përveç adresimit të nevojave të tjera elementare. I falenderoj qytetarët tanë për qetësinë, maturinë dhe besimin e tyre. Policia është në shërbimin tuaj”, shkruan Kurti në platformën “X”.

kurti ushqim serbe

Lini një Përgjigje