TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Janar 2026, 22:42

Dalin detaje nga marrëveshja për Groenlandën, Trump i’a delegon sigurinë e ishullit vendeve të NATO-s; kushte edhe për Danimarkën!

Shkruar nga Pamfleti

Dalin detaje nga marrëveshja për Groenlandën, Trump i’a

Detaje të reja kanë dalë lidhur me marrëveshjen e arritur mes Kreut të NATO-së, Mark Rutte dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump për Groenlandën. Trump deklaroi pak më parë se kishte hequr dorë nga tarifat për vendet europiane që e kundërshtonin idenë e tij për Groenlandën, pasi kishte arritur një dakordësi paraprake me Rutten, po nuk dha detaje.

Ndërkohë që tashmë një zëdhënës i NATO-s ka zbuluar se mbi çfarë kushtesh është arritur marrëveshja. Sipas tij, është vendosur që vendet e NATO-s, më saktë 7 prej tyre do të marrin për sipër ruajtjen e Groenlandës. Nga ana tjetër, në një marrëveshje mes Danimarkës, Groenlandës dhe SHBA-ve do të vendos kushte që Rusia dhe Kina të mos kenë kurrë akses të asnjë lloj forme në ishull.

"Diskutimet midis aleatëve të NATO-s mbi kuadrin që Presidenti përmendi do të përqendrohen në sigurimin e sigurisë në Arktik përmes përpjekjeve kolektive të aleatëve, veçanërisht shtatë aleatëve të Arktikut. Negociatat midis Danimarkës, Groenlandës dhe Shteteve të Bashkuara do të vazhdojnë me qëllim sigurimin që Rusia dhe Kina të mos fitojnë kurrë një pikëmbështetje ekonomikisht apo ushtarakisht në Groenlandë”, është shprehur zëdhënësi i NATO-s.

 

shba nato groenlanda

Lini një Përgjigje